RMV, Kovid-19: 408 të vdekur në muajin mars, 160 më shumë se gjatë gjithë muajit shkurt

Gjatë muajit mars, përfshirë ditën e djeshme, kanë ndërruar jetë 408 persona si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga kovid-19, që është për 160 më shumë se sa i gjithë muaji shkurt, kur vdiqën 248 persona, sipas shifrave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri ditor i vdekjeve nga kovid-19 filloi të rritet më 9 mars, kur u regjistruan 22 vdekje, ndërsa më shumë të vdekur këtë muaj kishte më 22 mars – 30 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni kanë vdekur gjithsej 3.545, nga të cilët 1.142 në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Qeveria mbrëmë njoftoi se sistemi shëndetësor është i qëndrueshëm, kapacitetet janë zgjeruar në kohë dhe nuk ka mungesë të shtretërve, për shkak të të cilave nuk mendohet për masa shtrënguese shtesë për parandalimin e përhapjes së covid-19.

Sidoqoftë, pacientët dhe mjekët amë konsiderojnë se problemi më i madh nuk është numri i shtretërve spitalorë, por trajtimi dhe monitorimi i sëmundjes tek ata që kanë pamje më të butë klinike dhe të moderuar dhe nuk janë të hospitalizuar.

Për shembull, testimet e D-dimerëve dhe CER-Pe për pacientët kovid në Shkup, analiza biokimike që janë jetike për monitorimin e duhur të sëmundjes, bëhen vetëm një orë në ditë në poliklinikat “Bit Pazar”, “Jane Sandanski” dhe “Draçevë”, kështu që pacientët dhe mjekët amë reagojnë se është e vështirë të gjendet termin i lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button