U arrestuan nëntë persona nga Policia e Kosovës për falsifikimin e dokumenteve dhe kontrabandë me migrantët

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë special të Kosovës kanë arrestuar nëntë persona tjerë për “kontrabandë me migrant” dhe “falsifikim të dokumenteve”, njoftoi Portalb.mk.

“Në operacionin e sotëm janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione dhe janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë, përderisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Raportoi që ky është operacioni i dytë në lidhje me rastin, derisa operacioni i parë është realizuar më 29 tetor të vitit 2020, kur janë arrestuar tre persona të dyshimtë.

“Gjatë kontrollit të lokacioneve në të dy këto operacione janë gjetur punëtori (laboratorë) të pajisur me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shoferi të falsifikuara të më shumë se gjashtëmbëdhjetë (16) shteteve të ndryshme kryesisht të vendeve të BE-së”, sqarojnë nga policia, duke theksuar se hetimet janë realizuar në bashkëpunim me EUROPOL-in, Shqipërinë dhe disa vende të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button