fbpx

Avionët nuk e helmojnë Ballkanin me kimikate

Bashkë me fillimin e pandemisë globale COVID-19 filloi dhe një fushatë e ashpër dezinformimi. Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit që kur zyrtarisht e gjithë bota përballet me pandeminë COVID-19, në rrjetet sociale vazhdojnë të shpërndahen përmbajtje konspirative të cilat e trazojnë opinionin publik. Globi nga njëra anë po lufton me pandeminë e nga ana tjetër me infodeminë, shkruan Krithink.

Postimi

Në rrjetin social “Facebook” me mbi 50 herë është shpërndarë një postim. Në postim figuron një paragraf, i shkruar në mënyrë amatore me shumë gabime drejtshkrimore e supozime të pabaza, dhe një përmbledhje fotografish që nuk kanë kurrfarë lidhshmërie mes veti. Përmbajtja pretendon se “rajoni i Ballkanit po helmohet me kimikate nga avionë dhe si pasojë është rritur numri i infektimeve me shenja gripi por që identifikohen si raste me COVID19.”

“Ky eshte destinacioni i fluturimit te avioneve qe po helmojne Ballkanin!
Pas vrullit te helmimit me kemikate qe lirohen nga avionet me kilometra largesi, kalojne afro dy jave dhe fillojne te shfaqen numer i madh i rasteve neper pitale me shenja gripi e te cilat i shenojne si raste Kovidi!”, thuhet në përmbajtjen e tekstit.
Nuk është hera e parë që CriThink demistifikon përmbajtje ku pretendohet populli helmohet me kimikate nga ajëri. Për shembull, disa muaj më parë u përhap një teori e ngjashme konspirative, e cila pas verifikimit të fakteve rezultoi se ishte gënjeshtër. Në fillim të nëntorit rrjetet sociale u pushtuan nga një supozim se po zhvillohet një aksion spërkatës me avion.

Çfarë janë vijat e bardha në qiell?

Në përmbledhjen e fotografive të bashkangjitur në postim dominojnë fotografi ku vërehen vija të bardha në qiell nga lëvizja e avionëve. Në një recesion të vërtetmatësit.mk shpjegohet se e ashtuquajtura “spërkatje e vendbanimit” ose “Chemtrails” është një teori konspirative e vjetër më shumë se dy dekada.

Në përpjekje për të qartësuar publikun dhe qytetarët që kishin rënë pre e teorive konspirative në vitin 2000 (e rishikuar në vitin 2012) Agjencia për mbrojtën e mjedisit në SHBA (EPA) e lëshoi këtë shpjegim:

“Contrails (vijat e bardha) janë re në formë të vijës ose ‘gjurmë kondensimi ”të përbëra nga grimca akulli që janë të dukshme prapa motorëve të avionëve në kushte të caktuara atmosferike dhe herë pas here mund të qëndrojnë më gjatë. EPA nuk është në dijeni të ndonjë veprimi të qëllimshëm për të lëshuar agjentë kimikë ose biologjikë në atmosferë.’’ Këtu mund të gjeni shpjegimin e detajuar për formimin, paraqitjen dhe efektet e ‘’Contrails’’.

Gjithashtu, The Telegraph i ka kushtar një artikull konspiracioneve të lidhura me fenomenin e ‘’vijave të bardha’’ (Contrails) dhe jep shpjegime më të detajuara për të. Më poshtë keni një video informuese nga Business Insider për këtë fenomen.

OBSH shpalli pandemi globale më datë 11 mars 2020

Në faqen zyrtare të Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH-së), me fakte dhe argumente janë sqaruar të gjitha mitet dhe paqartësitë rreth pandemisë. Bazuar në studime shkencore OBSH thekson se COVID19 është sëmundje ngjitëse, e panjohur më parë për njerëzimin, u paraqit në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe është zbuluar se shkaktohet nga Koronavirusi. Koronaviruset janë familje e madhe virusesh të cilat munden të shkaktojnë sëmundje ngjitëse tek njerëzit dhe kafshët. Për sa u përket njerëzve, disa koronavirusë njihen për problemet respiratore që shkaktojnë tek të sëmurët.

Koronavirusi i ri u quajt COVID19 (CO- corona, VI-virus, D- disease/sëmundje, 19- përkon me vitin 2019). Simptomat më të shpeshta të COVID19 janë: ethet, kolla e thatë dhe plogështia. Shumica e njerëzve (rreth 80 %) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim spitalor. Të moshuarit dhe personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër janë më të rrezikuar nga problemet serioze që shkakton koronavirusi i ri.

COVID19 përhapet shumë shpejt përmes kontaktit fizik dhe mos mbajtjes së higjenës personale. Njerëzit mundet të infektohen me COVI19 nga personat të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje. Sëmundja shpërndahet nga person tek tjetri përmes spërklave të vogla nga hunda ose goja, të cilat lirohen në ajër kur një person i prekur nga COVID 19 tështin, kollitet ose flet. Këto spërkla janë të të rënda dhe shpejt bien në tokë. Njerëzit infektohen me COVID19 nëse marrin frymë kur spërklat janë ende në ajër, prandaj rekomandohet që të mbahet 1 metër disancë fizike. Infektimi mundet të ndodh edhe nëse prekën objekte apo sipërfaqe ku kanë rënë spërklat e një personi të sëmurë, dhe më pas me duar preket goja, hunda ose sytë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button