Gjykimi për rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, dëshmitarja Kuhar e akuzon Boki-13 për mashtrim të 250 mijë eurove

Inxhinierja e diplomuar Jovanka Stojanovska-Kuhar, të akuzuarit të parë në rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, Bojan Jovanovskit, i ka dhënë rreth 250 mijë euro me qëllim të investimit. Dëshmitarja Kuhar, në seancën e sotme kundër të akuzuarit Jovanovski, tha se shumën e përmendur ia kishte mbledhur nga shitja e tre banesave, njëra prej të cilave në Slloveni, transmeton Portalb.mk..

“Njërën banesë në Shkup e shita 100 mijë euro, tjetrën poashtu në Shkup- 50 mijë euro dhe të tretën në Slloveni, e kam shitur 100 mijë euro, që i përkiste djalit të mitur. Nga ato para, më ktheu 80 mijë euro. Paratë i dhashë në besim. U besova shumë njerëzve me të cilët fola për investim në Austri”, tha dëshmitarja Kuhar.

Para se i akuzuari Jovanovski të bëhej kryetar i organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, të dëmtuarës Kuhar i ofroi që të punojë në këtë organizatë. Ajo gjithashtu foli për ngjarjen solemne në Muzeun e arteve bashkëkohore, ku tha se morën pjesë persona të respektuar dhe nuk kishte asnjë dyshim sebëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

“Unë dhe Agapi Dika ishim mashtruar, manipuluar dhe thirreshim vetëm kur duhej nënshkruar diçka. Janë nënshkruar gjëra për të cilat nuk dinim. Kur gazetarët filluan të botonin dokumente, kuptova që kam qenë menaxhere e projektit. I nënshkruam me Siljan Micevskin dhe Dream Building nga Struga, tha dëshmitarja Kuhar.

Përveç Kuhar, sot pritet të dëshmojë edhe Liljana Todorovska.

Gjykimi për këtë rast është në fazë fillestare të paraqitjes së provave verbale. Në seancën e fundit u dëgjuan dëshmitarët Agapi Dika dhe Jordan Kamçev.

Gjykimin për këtë rast  e udhëheq gjyqtarja Sofçe Efremova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja publike Ivana Trajçevska.

Të akuzuar në këtë rast janë Bojan Jovanovski dhe babai i tij Mile Jovanovski ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.

Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”. Remenski akuzohet për “ndihmë në mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.

Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button