Ministri Besimi për rritjen e transparencës paralajmëroi themelimin e Akademisë për financa publike, ambasadorët e përkujtojnë si kusht për në BE

Ministria e Financave paralajmëroi që në kuadër të saj do të themelojë Akademinë e financave publike, me qëllim rritjen e transparencës buxhetore dhe efikasitetit të sistemit, derisa transparenca dhe korrupsioni nga ambasadorët u theksua si temë e negociatave për në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Projekti ka për qëllim të përforcojë menaxhimin e financave publike dhe orientohet drejt rritjes së transparencës buxhetore, përforcimit të sistemit të kontrollit financiar të brendshëm në sektorin publik, përmirësimin e efikasitetit të sistemit lidhur me furnizimet publike dhe përmirësimin e sistemit për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Themelimi i kësaj Akademinë u prezantua në promovimin e projektit “Përforcimi i funksioneve të planifikimit buxhetor, realizimit dhe kontrollit të brendshëm”, organizuat nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Mbretërinë e Holandës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Letonisë.

“Përmes kësaj Akademie, do të sigurohet edukim i pandërprerë i nëpunësve shtetërorë nga sfera e menaxhimit të financave publike me qëllim të krijimit të administratës moderne dhe profesionale për sigurimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste”, deklaroi Besimi.

Euroambasadori Dejvid Gir vlerësoi që përmes sistemit efikas dhe transparent zvogëlohet rreziku për mashtrim dhe korrupsion.

“Reformat në sektorin publik janë shtyllë kyçe në procesin e aderimit në BE. Kapitulli 32 për kontroll financiar bashkë me kapitullin për drejtësi si dhe kapitullin për punë të brendshme, zakonisht janë ndër të parët kapituj që hapen gjatë negociatave për anëtarësim në BE”, deklaroi Gir.

Raportohet që ambasadori holandez, Dirk Jan Kop, vlerësoi që ky projekt do të krijojë përfitime të shumta dhe afatgjate për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button