Mickoski bëri thirrje sërish për anulim të regjistrimit

Një javë para fillimit të regjistrimit në terren, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri thirrje sërish për anulim të operacionit statistikor, e cila veç më zbatohet në diasporë, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, shteti duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje, të cilët kanë prolonguar regjistrimin, edhe pse disa prej tyre si Serbia, janë rekorderë sipas të vaksinuarve kundër Covid-19.

“Qeveria më kriminele në Ballkan, ndërsa njëkohësisht edhe më e paafta të sigurojë imunizim të popullsisë na bind se nuk ka anulim të regjistrimit, janë siguruar protokolle mbrojtëse. Ndërsa në ndërkohë, Serbia e cila është rekorder me popullsi të imunizuar në Ballkan, Bullgaria, Rumania, Kosova, e anulojnë regjistrimin për shkak të shqetësimin për përhapje të madhe të pandemisë”, ka thënë Mickoski.

Regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button