RMV, Tale Geramitçioski, ish-deputet i LSDM-së humbi betejën me kovid-19

Tale Geramitçioski (59), ish zëvendës-ministri i Arsimit dhe deputet i LSDM-së, ndërroi jetë mbrëmë, sipas informacioneve, për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi- kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Geramitçioski, i lindur dhe jetonte në Prilep, ishte zëvendësministër në periudhën 2002-2006, në Qeverinë e atëhershme të LSDM-së, pas së cilës u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2006. Ai ishte profesor në Fakultetin Teknik të Universitetit të Manastirit.

Bashkëpartiakë nga LSDM-ja, përmes rrjeteve sociale, i shprehën lamtumirën e fundit Geramitçioskit.

“Tale do t’i mungojë Prilepit të tij, fushës universitare në rajon dhe në vend, Manastirit, studentëve të tij,  të gjithëve neve që e njihnim dhe bashkëpunuam me të”, shkroi zëvendës-kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në Facebook.

Prilepi është një nga komunat më të prekura që nga fillimi i epidemisë kovid-19. Sipas statistikave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, atje janë regjistruar 6.529 raste, nga të cilat 940 janë aktive, duke e bërë Prilepin të parin për nga numri i të infektuarve. Nga gjithsej 457 raste të reja gjatë ditës së djeshme, 32 janë regjistruar në Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button