IShP: Numri i rasteve me Kovid-19 është rritur me 26.4 përqind, ndërsa vdekshmëria me 22.5 përqind

Sipas raportit të përjavshëm të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 15 deri më 21 mars 2021, janë testuar gjithsej 24.517 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 8.4 përqind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 6.899 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me një rritje prej 26.4 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (49.9%), incidenca më e lartë javore prej 899.1 / 100.000 është regjistruar në Negotinë dhe Demir Kapi.

“Përqindja e pozitivitetit varion nga 23.4 në 32.3 përqind, me mesatare prej 27.9 përqind, tre përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Persona të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (25.7 përqind). Numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 30-39 (18.9 përqind), 40-49 (18.4 përqind), 50-59 (17.5 përqind) dhe 20-29 (12.5) përqind). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 (2.1 përqind) dhe 10-19 vjeç (4.8 përqind). Rritje më e madhe e përqindjes krahasuar me javën e kaluar është vërejtur në grupmoshat 10-19 vjeç (33,1 përqind), 50-59 vjeç (32,1 përqind) dhe 40-49 vjeç (30,2 përqind)”, thuhet në njoftimin e IShP-së.

Janë raportuar 158 vdekje nga 27 qytete, 22.5 përqind më shumë se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 135 persona ishin mbi 60 vjeç, 19 persona të moshës 50-59 vjeç, tre persona të grupmoshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeç.

Përfshirë ditën e djeshme, me dozën e parë janë vaksinuar gjithësej 6.704 punonjës shëndetësorë (4.002-Pfizer / Biontek dhe 2.702-Sputnik V) dhe 2.572 (Pfizer / Biontek) me dozën e dytë të vaksinës kundër covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button