Osmani në takimin e sotëm të Këshillit Veri-Atlantik në Bruksel: Ne jemi NATO tashmë nuk është vetëm parullë, por realitet

Në kuadër të takimit të sotëm të takimit ministror të NATO-s, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dërgoi porosi për pjesëmarrjen e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tavolinën e Aleancës si anëtare e plotë, njofton Portalb.mk.

“Të jesh i barabartë me 30 vendet më të fuqishme në botë nuk është vetëm satisfaksion personal, por edhe krenari për të gjithë qytetarët tanë. Nuk është vetëm dallim simbolik por edhe esenca e progresit tonë si shtet: jo sikur deri më tash, kur për çështjet tona informoheshim nga kolegët tanë që ishin në takim, tash ne jemi të ulur në tavolinë, drejtpërsëdrejti marrim pjesë dhe prezantojmë qëndrimin tonë për gjithçka që ndodh në botë”, tha Osmani, duke iu referuar edhe jubileut të parë, përvjetorit të anëtarësisë sonë në NATO, me 27 mars”, tha Osmani.

Ai shtoi se është mundësi shumë e mirë, që nga Brukseli, selia e NATO-s, të kujtojmë se me anëtarësimin tonë në NATO jo vetëm që ka ndryshuar roli jonë në politikën ndërkombëtare dhe arenën e sigurisë, por edhe esencialisht u përforcua roli i Aleancës në të gjithë rajonin, duke shprehur gatishmërinë e vendit për t’iu përgjigjur sfidave të anëtarësisë në Aleancë, me kuadro, teknikë dhe politikisht.

“Motoja ‘Ne jemi NATO’ nuk është më vetëm parullë e thjeshtë, është realitet dhe ne jemi me të vërtetë NATO. Të jeni krenar, në këto momente e skicojmë historinë tonë të ardhme, e realizojmë ëndrrën e shumë gjeneratave para nesh, duke krijuar ardhmëri të sigurt, stabile dhe me prosperitet, për gjeneratat pas nesh”, përfundoi Osmani.

Këshilli Veri – Atlantik i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s mbahet sot dhe nesër në Bruksel, për herë të parë pas një viti me prezencë fizike, për shkak të pandemisë me Covid-19.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme ka mbërritur në selinë e NATO-s ku do të nisë takimi dy ditor i Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme. Pranë hyrjes Osmani dërgoi porosi dhe shprehu pritjet nga takimi ministror.

“Moment historik për mua dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë fizikisht në tavolinën e takimit ministror në prag të përvjetorit tonë të parë nga anëtarësimin i plotë në NATO”, theksoi Osmani, duke riafirmuar anëtarësimin e NATO-s si sukses strategjik të vendit.

Është hera e parë që një Ministër i Maqedonisë së Veriut merr pjesë fizikisht në këto takime si anëtare e plotë e NATO-s.

“Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin tonë në Aleancë, duke kontribuuar drejt stabilitetit të rajonit, duke ndarë vlerat e NATO-s, aktivisht duke kontribuar për tejkalimin e sfidave të Aleancës”, tha Osmani, pak para nisjes së takimit dy ditor në Këshillin e ministrave.

Sot dhe nesër, do të zhvillohet takimi i rregullt të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e Ministrave të Jashtëm, i cili pas një pauze prej një viti për shkak të pandemisë COVID 19, do të zhvillohet me prani fizike në Selinë e Aleancës.

Diskutimet në takim pritet të përfshijnë çështje me përparësi të NATO-s, të tilla si situata në Afganistan, ndikimi i marrëdhënieve globale gjeostrategjike mbi sigurinë në zonën Euro-Atlantike dhe stabilitetin e gjerë rajonal.

Ministrat e Jashtëm do të adresojnë gjithashtu zhvillimin e agjendës në lidhje me “NATO 2030”, pritet të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me rolin gjeostrategjik të Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, si dhe të miratojnë disa vendime që kanë të bëjnë me temat që janë çyshtje e diskutimit.

Ministri Osmani do të jetë përfaqësuesi i parë politik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i cili do të marrë pjesë fizikisht në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut që nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO në mars të vitit të kaluar, i cili do të përdoret për të mbajtur disa takime bilaterale me Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button