Agjencia Evropiane e Barnave: ‘Ivermektina’ të mos përdoret për trajtimin e Kovid-19

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se pas analizës së të dhënave të fundit, “ivermektina” nuk ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e kovid-19. Në Bashkimin Evropian, “ivermektina” përdoret për trajtimin e disa sëmundjeve parazitare dhe të lëkurës dhe është përdorur në mjekësinë veterinare, por nuk është aprovuar për trajtimin e kovid-19. EMA njoftoi se nuk kishte marrë aplikim për përdorim të tillë, transmeton Portalb.mk.

Pas raporteve të fundit të mediave për përdorimin e “ivermektinës”, EMA analizoi provat më të fundit nga studimet laboratorike dhe vëzhguese dhe provat klinike dhe arriti në përfundimin se momentalisht nuk mund të rekomandojë përdorimin e saj për parandalimin dhe trajtimin e kovid-19 jashtë provave klinike të kontrolluara. Agjencia në fjalë shtoi se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme që të dëshmohet se ky, është ilaç efektiv dhe i sigurt kundër kovid-19.

Më 5 shkurt, Ministria e Shëndetësisë tha se ilaçi “ivermektin” do të vazhdojë t’u jepet pacientëve me kovid në Maqedoni, edhe përkundër faktit se prodhuesi i ilaçeve “Merk”, një ditë përpara njoftoi se nuk e shëron kovid-19.

Sdk.mk më pas pyeti Ministrinë e Shëndetësisë nëse do të ndryshohet protokolli për trajtimin e pacientëve me kovid dhe nëse ivermektina do të vazhdojë të jepet, pasi prodhuesi i ilaçeve Merck njoftoi se analiza e tyre e të dhënave në dispozicion nuk e mbështet sigurinë dhe efikasitetin e ilaçit kundër parazitëve “ivermektinës” për trajtimin e kovid-19?

“Ilaçi ‘Ivermektin’ përdoret si terapi për pacientët me pasqyrë të lehtë, mesatare të rëndë dhe pasqyrë të rëndë klinike. I njëjti mund të përdoret në shtëpi dhe për trajtim spitalor dhe mund të merret për preventim, vetëm me rekomandimin e mjekut nëse një person ka qenë në kontakt me covid pozitiv dhe përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e profesionistëve. Ilaçi ka kaluar nëpër disa studime klinike dhe në vlerësimin e tyre ka efekt të favorshëm në trajtimin kundër kovid-19. Megjithëse rezultatet përfundimtare të studimeve nuk janë publikuar akoma, i njëjti përdoret si opsion në trajtimin e pacientëve dhe në shumë prej tyre ka treguar rezultat pozitiv në kombinimin e saktë me barnat e tjerë, të përcaktuar nga ekspertët”, u përgjigj më 5 shkurt Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button