Më shumë se gjysma e nxënësve në Maqedoninë e Veriut e mbarojnë vitin shkollor shkëlqyeshëm (5)

Në vitin shkollor 2019/2020, nga gjithsej 19 386 nxënës që kanë qenë në klasë të nëntë, 10 583 nxënës e kanë mbaruar vitin shkollor shkëlqyeshëm (5), 4 255 nxënës shumë mirë (4), 3 329 nxënës mirë (3) dhe 1 160 nxënës mjaftueshëm (2), transmeton Portalb.mk.

Ky fenomen paraqitet edhe te nxënësit e klasave tjera, ku përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e klasave të teta, ku nga 19 678 nxënës, vitin shkollor shkëlqyeshëm (5) e mbarojnë 9 596 nxënës.

Maqedonia e Veriut në vitin e kaluar shkollor ka pasur 186 706 nxënës në arsimin fillor, ndërsa në arsimin e mesëm kanë qenë 68 273 nxënës.

“Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollorë 2019/2020 është 68.273, që paraqet rënie për 2.5 % krahasuar me vitin e kaluar shkollorë”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Arsimin fillor në gjuhën maqedonase e kanë ndjekur 119 088 nxënës, në gjuhën shqipe 60 473, në gjuhën turke 6 754, serbe 138 dhe në gjuhën boshnjake 253 nxënës.

Në arsimin fillor janë të punësuar 18 778 arsimtarë, prej të cilëve 16 051 me fond të plotë, ndërsa 70% janë mësimdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button