A është prezent varianti britanik i virusit korona në Tetovë, përgjigjet koordinatori i Qendrës “Kovid”, Gzim Nuredini

Ende nuk dihet në qoftë se varianti i ri i Kovid-19 qarkullon në Tetovë me rrethinë, pasi që për diçka të tillë nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare nga Instituti për Shëndet Publik. Megjithatë, koordinatori i Qendrës Kovid në Tetovë, Gzim Nuredini informoi se aktualisht ka 35 pacient të shtruar në spital nga virusi korona dhe të gjithë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Portalb.mk.

Koordinatori i Qendrës Kovid-19 në Tetovë, Gzim Nuredini potencoi se edhe pse nuk dihet a bëhet fjalë për variantin e ri të virusit korona, megjithatë, të gjithë pacientët e shtrirë në spital aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për variantin e ri të Kovid-19 nuk kemi të dhëna zyrtare. Në spital kemi të hospitalizuar 35 pacientë, shumica janë në gjendje të rëndë dhe të gjithë me oksigjeno terapi” tha Gzim Nuredini për Portalb.mk.

Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë ishte theksuar se numri aktual i rasteve aktive me virusin korona në Tetovë dhe pesë komunat përreth është 452, megjithatë, ky numër ndryshon vazhdimisht.

Qytetarët vazhdojnë të dënohet për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, ora policore respektohet

Nga Sektori për Punë të Brendshme kanë informuar se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 29 persona janë dënuar për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse, ndërkaq, asnjë nuk është dënuar për shkeljen e masës e cila kufizon lëvizjen.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (21.03.2021/22.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 29 persona (TE-18 GV-11), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Kurse në periudhën prej orës 22.00 të 21 marsit deri në 05.00 më 22 mars 2021 në zonën e SPB Tetovë nuk është konstatuar asnjë rast i mosrespektimit, gjegjësishtë shkelje e vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore” informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së, Tetovë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button