RMV, ora policore do të vlejë deri në 6 prill

Nga Qeveria e RMV-së kanë aprovuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të vazhduar masën restriktive për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 deri më datë 6 prill, shkruan Portalb.mk.

Përmes një kumtese nga Qeveria e RMV-së informuan për këtë vendim.

 “Masa aktuale për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në gjithë territorin e vendin gjatë periudhës kohore nga 22:00 deri në 05:00, vazhdon deri më 6 prill” informuan nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në takimin e sotshëm nuk kanë propozuar masa të reja restriktive, megjithatë, kanë propozuar që të vazhdohet me orën policore. Rikujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk përjashtoi mundësinë zgjatjen e orës policore dhe zvogëlimin e orarit të punës së objekteve hotelerike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button