RMV, Dy deputetë janë në vetizolim, prolongohen seancat pasi që Kuvendi sërish nuk mund të sigurojë kuorum

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në mundësi për të mbajtur seancën e caktuar për sot, ndërsa është prolonguar edhe seanca e planifikuar për të martën, sepse nuk ka kuorum pasi që dy deputetë të shumicës parlamentare janë në izolim si pasojë e korona virusit, transmeton Portalb.mk. 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në konferencën e mbajtur sot për media, tha se  do të pres deri të premten, kur njëri nga dy deputetët do të dal nga izolimi, që të mbahet seanca e 36-të, në të cilën në rend dite është edhe pakoja e pestë e masave për ndihmë të ekonomisë. Xhaferi sot mbajti konferencë për media, pas takimit të pasuksesshëm me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Ai akuzoi opozitën se keqpërdor gjendjen shëndetësore të deputetëve, në kushte të Covid-19 dhe se i parashtrojnë propozim me ultimatum të cilat nuk mund t’i pranojë dhe për këtë, do të pres që njëri prej dy deputetëve të dalë nga izolimi që të sigurohet kuorum.

“Iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të jenë racional, këtu janë në emër të qytetarëve, pavarësisht të arsyetimit se përfaqësojnë qytetarë që kanë votuar për opozitën. Kuvendi nuk është i pushtetit apo i opozitës. Ligjet dhe ajo që del prej tyre janë për qytetarët e Maqedonisë dhe jo për qytetarët që kanë votuar për pushtetin apo opozitën. Ligjet e bllokuara janë në interes të qytetarëve. Ky bllokim nuk u përshtatet as qytetarëve dhe as shtetit. Apeli është që të kthehen në punë dhe të punojnë atë për të cilën janë paguar”, tha Xhaferi.

Para mbajtjes së konferencës së Xhaferit, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski deklaroi se, LSDM dhe BDI e bllokojnë pakon e pestë të masave ekonomike. Micevski tha se, në takim të koordinatorëve ai ka propozuar që katër pikat me ligjet për masat ekonomike të vihen në seancë të posaçme, por tha se ky propozim është refuzuar nga shumica parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button