RMV, është formuar Këshilli qytetar për inspektim, publiku më i përfshirë në mbrojtjen e mjedisit

Në Ditën Botërore të ujit, 22 mrs, Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor (IShMJ), së bashku me 26 OJQ nga fusha e mjedisit jetësor, shoqata qytetare dhe institucione të arsimit të lartë, promovoi Këshillin qytetar të inspektimit, i cili do të funksionojë në kuadër të Inspektorati për mjedis jetësor. Qëllimi është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, të rritet pjesëmarrja dhe ndikimi i qytetarëve në punën e Inspektoratit, por edhe në institucionet e tjera publike, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e mbikëqyrjes dhe uljen e ndotjes së mjedisit nga secili aspekt, transmeton Portalb.mk.

“Këshillin qytetar të inspektimit(KQI) do të ketë ndikim në punën e IShMJ-së dhe do t’u paraqesë kërkesa autoriteteve nëse nuk veprohet sipas Ligjit për mjedisin jetësor. Kemi rënë dakord të mbajmë takime të rregullta ku do të informohemi për të gjitha aktivitetet dhe zhvillimet dhe për procedurat e iniciuara drejtpërdrejt nga autoritetet, për të cilat në mënyrë transparente do ta informojmë edhe publikun”, tha Liljana Popovska nga DOM.

Sipas Nevena Georgieva nga Iniciativa 02, qëllimi kryesor i KQI-së është që qytetarët të ndihmojnë në punën e institucioneve në zbatimin e zgjidhjeve ligjore, ndërsa aktivitetet fillestare do të jenë për miratimin më të shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për mjedis jetësor, të cilat janë pesë vjet në procedurë , rishikimi i një sërë dokumentesh që sipas gjetjeve të inspektimit nuk janë në përputhje me Ligjin, si dhe raportimi i rregullt mbi zbatimin e vendimeve në terren.

“IShMJ përmes KQI-së jep një dorë dhe u hapet qytetarëve për bashkëpunim më të madh në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit. Aktivitetet tona janë rritur ndjeshëm këtë vit dhe nga fillimi i vitit 2021 deri më 12 mars janë kryer 407 inspektime dhe janë lëshuar 107 vendime bazuar në 94 denoncime. Bëhet fjalë për denoncime të djegies së kallamishteve, deponive të paligjshme, ujërave të ndotura, prerjeve të drunjëve. Duhet të përmirësohet inspektimi lokal  dhe bashkëpunimi midis komunave dhe IShMJ-së duhet të jetë në nivel më të lartë”, tha Ana Petrovska, drejtoreshë e IShMJ-së. Ajo shtoi se nevojitet rritje e numrit të inspektorëve të mjedisit, veçanërisht në disa komuna ku nuk ka fare, për të cilat tashmë është paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Financave për punësimin e 12 inspektorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button