Greqia ka vazhduar ndalesën për hyrje të shtetasve të RMV-së në territorin e saj

Agjencia greke e aviacionit civil njoftoi sot se në të gjitha aeroportet greke fluturimet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të lejuara, përveç në atë të Athinës, siç ka qenë deri më tani, por ndalimi për hyrje të shtetasve të vendeve të treta (përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë) edhe më tej mbetet në fuqi deri më 5 prill, transmeton Portalb.mk.

Në vendimin ministror që u publikua të shtunën në mbrëmje në “Gazetën Zyrtare” të Greqisë, ndërsa i cili hyri në fuqi në orën 6 të këtij mëngjesi, në një nen të veçantë është edhe ndalimi i përkohshëm i hyrjes në Greqi të “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrëse me çfarëdo mënyre dhe me çfarëdo mjeti, përfshirë linjat ajërore, detare, hekurudhore dhe rrugore për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetie publik nga përhapja e mëtejshme e kovid-19 në territorin grek”.

Kjo do të thotë ndalim për hyrje të shtetasve të vendeve të treta, përveç vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës shengen. Nga këto avio udhëtime, përjashtim bëjnë qytetarët e tetë vendeve si vijon: Britanisë së Madhe, Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe, Federatës Ruse dhe Izraelit. Në manualin konkret, ndryshe nga ai i mëparshmi, Ruanda dhe Singapori janë hequr nga lista e vendeve për të cilat ka përjashtim, njoftoi Agjencisë greke të aviacionit civil.

Shkupi dhe Athina, pavarësisht vendimit të sotëm, nga mesi i shkurtit janë ribashkuar pasi linja ajrore greke Aegean Airlines rifilloi fluturimet, por vetëm për ata udhëtarë për të cilët ekzistojnë përjashtime.

Vendimi i sotëm u referohet fluturimeve të lejuara nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe aeroporteve tjera në të gjithë Greqinë.

Kufijtë e Greqisë, tashmë janë të mbyllur prej një viti për shtetasit e vendeve të treta, mes të cilëve edhe për qytetarët e Maqedonisë. Vendimi u fut vitin e kaluar, në kohën e karantinës së parë në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo dy javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button