Ndryshime vetëm brenda LSDM-së, Qeveria nuk do të preket

Politikë e re, ofensivë pranverore, kthesë e re në aktivitetin politik të LSDM-së. Të gjitha këto angazhime programore të Zoran Zaevit, i cili, dje u rizgjodh kryetar i LSDM-së në zgjedhjet e para direkte brenda-partiake, i referohen ekskluzivisht ndryshimeve në parti, transmeton Portalb.mk.

Ai paralajmëroi reformë serioze të ofertës aktuale të kuadrit të LSDM-së, por sipas tij, kjo nuk do të shkaktojë ndryshime të kuadrove në Qeveri.

“Vijon reforma serioze e ofertës së deritanishme të kuadrit të LSDM-së, do të sjellim energji të reja në radhët tona, do të hapim dyert për të gjithë ata që janë afër ideve socialdemokrate, do të thellojmë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar dhe do të rrisim motivimin e qytetarëve tanë. LSDM-ja do të vazhdojë të ndryshojë për t’i shërbyer qytetarëve edhe më mirë”, deklaroi Zaev.

Dhe për shkak se disa nga aktivitetet e paralajmëruara, të tilla si thellimi i luftës kundër korrupsionit, nuk kryhen përmes partive, por përmes institucioneve, pritej që Zaevi të pyetet a planifikon të bëjë ndryshime ekzekutiv, përveç ndryshimeve të kuadrit partiaki. Kryeministri dhe udhëheqësi i LSDM-së u përgjigjën negativisht.

“Kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare, unë jam i kënaqur me punën e qeverisë dhe besoj se duhet të vazhdojmë”, tha Zaev.

Ky segment provokoi një numër komentesh, si dhe faktin që vendosmëria e LSDM-së për të praktikuar nivelin më të lartë të demokracisë së drejtpërdrejtë brenda partisë – votim i secilit anëtar të partisë, u hodh në hije nga fakti që Zaev ishte i vetmi kandidat për kryetar të partisë. “Për” të dje votuan 60.840 persona, “kundër” ishin 888, fletëvotime të pavlefshme ishin 249, kurse pjesëmarrja në votime ishte 90%.

“Sot me të drejtë jeni krenar, pasi së bashku kemi shkruar historinë! Në vitin në të cilin shënojmë 30 vjet nga pavarësia e shtetit, LSDM-ja është përsëri e para në ndryshimet! Kjo është një vlerë e re, e shtuar, një standard i ri në skenën politike maqedonase”, tha Zaev.

I pyetur për ata që nuk votuan dhe ata që votuan kundër, ai deklaroi se kjo është demokraci, por edhe “dëshmi se nuk ka njeri ideal të përsosur, madje edhe kur udhëheq partinë e tij me fitore”.

VMRO-DPMNE: Demokracia e koreano-veriore

Përkundrazi larg perfektes – VMRO-DPMNE-ja opozitare dje drejtoi disaherë kritikat më të ashpra ndaj social demokratëve dhe liderit të tyre.

“Është morbide dhe bizare të mbahen zgjedhje brenda partiake në një ditë kur në Maqedoni ka 25 të vdekur nga korona virusi. Është turp madje edhe për një regjim hibrid, i cili ka më shumë vdekje për kokë banori në botë dhe më pak vaksina”, tha Vllatko Gjorçev.

Paraprakisht, nga partia e opozitare zgjedhjet në LSDM i barazuan me “demokracinë koreano-veriore”.

“Askush në LSDM nuk guxon të kundërshtojë kandidatin e vetëm në zgjedhje, Zoran Zaevin. Kjo është arsyeja pse 69 mijë votues të LSDM-së sot në fletëvotim kanë një emër, të cilin duhet të rrethojnë. Nëse nuk e rrethojnë, me shumë gjasë do të marrin vërejtje zyrtare nga prokurori dhe gjkata e partisë dhe vendbanim në Goli Otok modern. Ashtu si në ditët më të mira të komunizmit dhe totalitarizmit, e ashtuquajtura parti demokratike zhvillon zgjedhje në të cilat votohet për vetëm një kandidat. Ashtu siç LSDM-ja e sheh demokracinë në partinë e saj, ashtu e sheh edhe në shtet”, kritikoi VMRO-DPMNE.

Sipas opozitës, ashtu siç Zaev udhëheq partinë (të jetë gjithçka në të) ashtu e udhëheq edhe Qeverinë.

“Jo vetëm që është Kryeministër, por është gjithashtu shkelësi i gjyqësorit, krijuesi i kaosit financiar, koordinatori i organeve të partizuara të shtetit, me shumë gjasë edhe koordinator i ndërmjetësuesve në prokurimin e vaksinave dhe gjithashtu i vetmi dhe fajtori kryesor për gjendjen aktuale të vendit”, kritikojnë nga VMRO-DPMNE.

Të gjithë me të njëjtin legjitimitet

Ky është mandati i tretë i Zaevit në LSDM. Për herë të parë në një garë me kundërkandidatë, u zgjodh kryetar i LSDM-së më 2 qershor të vitit 2013, në një kohë kur partia, pas disa humbjeve elektorale, ishte në defanzivë të thellë. Ai u bë Kryeministër në 31 maj të vitit 2017, ndërsa të njëjtin pozicion mbrojti edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura korrikun e vitit të kaluar.

“Zoran Zaev është ndryshimi në shoqëri që gjenerata qytetarësh kanë pritur për të përmbushur ëndrrat e fëmijëve të tyre”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Facebook, duke uruar Zaevin për rizgjedhjen e tij.

“LSDM-ja vazhdon në mënyrë të sigurt përpara me njeriun që bëri ndryshime të mëdha dhe vendime të guximshme për të ardhmen e vendit. Ai bashkon partinë, por edhe qytetarët e të gjithë vendit dhe për këtë arsye është zgjedhja e duhur për lider të LSDM-së. I uroj mandat të suksesshëm”, shkroi Filipçe.

Ndryshimet në kryesinë e LSDM-së priten pas kongresit të 16 majit, kur duhet të zgjidhen organet më të larta, nënkryetarët e partive dhe sekretarët.

Analisti Sasho Klekovski konsideron se edhe funksionarët tjerë të LSDM-së duhet të zgjidhen me legjitimitet të qartë.

“Demokracia është procedurë, kulturë politike dhe, mbi të gjitha, një konkurs idesh. Të gjithë organet e tjera Këshilli qëndror, ekzekutiv, Komitetet komunale do të kenë më pak legjitimitet sesa kryetari, i cili është zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye them që ky hap duhet të pasohet nga hapa të tjerë, pasi përndryshe do të çonte në kapjen dhe mbylljen e partive nga ku fillon kapja e shtetit”, tha Klekovski në TV Sitel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button