Filipçe demantoi se një serb ka ndërmjetësuar për vaksina ruse për Maqedoninë e Veriut

“Në tërësi i demantoj gënjeshtrat dhe dezinformatat e publikuara në disa media se Maqedonia e Veriut nëpërmjet “ndërmjetësuesit – shtetas serb” e ka furnizuar vaksinën kundër Kovid-19 Sputnik V, prodhim të qendrës ruse “Gamaleja”, shkruan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe,  duke shtuar se komunikimi me fondin investues rus zhvillohet në komunikim të drejtpërdrejtë, njofton Portalb.mk.

“3.000 vaksinat e para kanë arritur menjëherë pasi që MSH e ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim të 200.000 vaksinave nga prodhuesi i vaksinës Sputnik V. Për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19, pa dallim nëse bëhet fjalë për Spunik V, Sinofarm, AstraZeneka ose Fajzer, ose mekanizmit Kovaks, shteti ynë e ka paguar çmimin e vaksinës së ofruar nga prodhuesi, nuk ka kurrfarë provizione për asnjë furnizim të vaksinave kundër Kovid-19. Këto lajme të rrejshme kanë për qëllim që ta prishin procesin e furnizimit të vaksinave”, shkruan Filipçe

Paraprakisht, një serb i cili jeton në Zvicër, në një deklaratë për Al Xhezeira, ka thënë se është ndërmjetësues për vaksinat ruse Supnik V për Maqedoninë e Veriut. Përskaj për vendin tonë, ai ka deklaruar se është ndërmjetësues edhe për BeH, Algjerinë dhe Bullgarinë.

3.000 vaksinat e para nga Rusia në RMV kanë arritur më 7 mars me fluturimin e rregullt të “Air Serbia” nga Beogradi. Deri në fund të këtij muaji pritet që të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë: Kineze “Sinofarm”, “AstraZeneka” dhe “Pfizer”.

Me dërgesën nga Sputnik V, do të vaksinohen punëtorët shëndetësor. Vaksinimi i tyre filloi, por nuk ishte e mjaftueshme, vaksinat që na i dhuroi Serbia.

Kjo vaksinë, për dallim prej Pfizer, ruhet në temperatura prej -18 deri në -20 gradë celsius.

Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Nga ana tjetër nga kompania “Pfizer-Biontech” ka paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza vaksina.

830.000 vaksina shtesë Maqedonia e Veriut pritet të marrë edhe prej mekanizmit kovaks.

Deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 11.150 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button