RMV, Ruskovska ka dëshmuar për arratisjen e Mijallkovit

Kreu i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, dy ditë më parë, ka dëshmuar në lidhje me rastin e arratisjes së ish-drejtorit të UBK-së, Sasho Mijallkov, shkruan 360 gradë, njofton Portalb.mk.

Lëndën për atë nëse ka pas arratisje e ka Prokuroria themelore publike (PTHP) Shkup, kurse prokurore kompetente është Lençe Ristoska. Ruskovska informacionin se kishte dëshmuar e kumtoi sot në emisionin “Stadion” në Kanal 77.

Në pyetjen nëse kishte ndonjë informacion lidhur me atë se çka kishte ndodhur me Mijallkovin në periudhën derisa nuk ishte në dispozicion ose hetimi ende po vazhdon, prokurorja u përgjigj:

“Unë e di që kolegia ime Lençe Ristoska po e udhëheq atë. Të enjten unë pata një deklaratë si dhe hetuesit që e arrestuan atë. Prandaj, për më shumë informacion, duhet të kontaktoni me të”.

Ruskovska përsëriti sot arsyet përse nuk ishte kërkua paraburgim për Mijallkovin kur u dha fjala përmbyllëse për lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ai mori 12 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë.

“Në fjalët përmbyllëse, ne nuk kishim asnjë bazë ligjore për të kërkuar paraburgim, sepse Mijallkovi i kishte respektuar masat, paraqitej në çdo seancë. Kjo është njëra anë, ndërsa nga ana tjetër nëse ne do të kërkonin paraburgim atëherë do të paragjykonim vendimin dhe për atë arsye në atë moment nuk kishim një mundësi ligjore për të kërkuar paraburgim, ndërsa kur ne kërkuam të dielën, gjykata nuk i përcaktoi paraburgim, atëherë gjykata nuk përcaktoi paraburgim, por arrest shtëpiak për shkak se kishim informacione të pakonfirmuara ” tha Ruskovska.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, më 26 shkurt të këtij, viti u dënua me gjithsej 12 vjet burg në çështjen Target-Fortesa për krijim të grupit të strukturuar kriminele, abuzim të detyrës dhe marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Gjykata vendosi të pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristoska, e cila për Mijallkovin kërkoi burg efektiv në vend të arrestit shtëpiak derisa vendimi të bëhet përfundimtar.

Në prag të dënimit të Gjykatës themelore penale në Shkup, prokurorët kërkuan paraburgim, por gjykata urdhëroi arrest shtëpiak. Megjithatë, vendimi nuk mund t’i dorëzohej Mijallkovit seepse ish-kreu i policisë sekrete nuk ishte në dispozicion, për të cilin u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar. Pas gati dy ditësh, Mijallkov u shfaq vetë dhe u paraqit në zyrën e prokurorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button