Informacione për pasurinë e politikanëve të dyshuar për korrupsion, do të mund shkëmbejë RMV-ja me Malin e Zi dhe Serbinë

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje tripalëshe, e cila duhet të ratifikohet në kuvendet e këtyre vendeve.

Pas ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje, MIA sqaroi që autoritetet kompetente të një shteti, me kërkesë të një shteti tjetër, do të japin informacion mbi pasurinë e mundshme ose aktivitetet e biznesit të zyrtarëve publikë të dyshuar për kryerjen e një krimi ose të çdo lloj korrupsioni.

Maqedonia e Veriut në këtë marrëveshje është përfaqësuar nga kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, e cila theksoi që kjo marrëveshje ndërkombëtare hap një mundësi të re për të kontrolluar të dhënat mbi pronën dhe interesat e zyrtarëve jashtë vendit të tyre të lindjes, dhe se ky është hapi i parë drejt zbulimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme që transferohet ose blihet jashtë vendit.

Komisioni do të jetë në gjendje të kërkojë informacion direkt nga kolegët në Serbi dhe në Malin e Zi në lidhje me pronën e këtij nëpunësi publik – nëse ai zotëron një punë, biznes, pronë dhe më pas agjencia kompetente në Serbi ose Mal të Zi do t’ia paraqesë këtë informacion komisionit në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button