Dy librat e parë të shkrimtares Liber Emini nga Kumanova, së shpejti edhe në gjuhën gjermane

Liber Emini është një shkrimtare nga qyteti i Kumanovës. Dashuria e saj për të shkruar është shfaqur që në moshë të vogël kur edhe ka filluar të merr pjesë në konkurse të ndryshme letrare, duke u vlerësuar dhe me çmime të shumta. Në intervistë për Portalb ajo tregoi më shumë rreth dy librave të saj të parë që i botoi vitin e kaluar dhe për faktin se pse këto libra kishte vendosur ti përkthejë edhe në gjuhën gjermane. Intervistën e përmbylli me mesazhin e saj për rininë duke ju drejtuar që të ndiqnin ëndrrat sepse vetëm ato i çojnë atje ku dëshirojnë.

Liber Emini

Kur keni filluar të shfaqni dashurinë dhe aftësinë tuaj për të shkruar?

Dashurinë time për të shkruar e kam hasur në moshë shumë të re, që nga atëherë unë kam filluar të kuptoj atë se çfarë po shkruaj. Kurse aftësinë për të shkruar e kam hasur në klasën e katërt ose të pestë, atëherë ku diku mora pjesë në konkurs letrar dhe mora vendin e parë, nga këtu kuptova se paskam aftësi për të shkruar.

 

Autore: Liber Emini

Vitin e kaluar ju promovuat dy librat tuaj të parë, na trego diçka rreth tyre?

Po në korrik të vitit 2020, konkretisht me 10 korrik unë kam botuar dy librat e mia të para, libri i parë ka qenë “NËSE NE JO, kush?! dhe NËSE SOT JO, KUR?!” dhe libri i dytë ka qenë “GJITHÇKA QË DI NJË BURRË PËR NJË GRUA”, këta janë të karakterit social, filozofik, psikologjik, janë të mendimit kritik konkretisht libri i parë. Libri i dytë është më tepër një filozofi e thellë që flet për dy stereotipe të ndryshme ose konkretisht për dy natyra të ndryshme njerëzore.

Liber Emini

Cili nga këto libra ka qenë më i pëlqyer dhe më i kërkuar nga njerëzit deri tash dhe çfarë komentesh keni marrë?

Kanë qenë që të dy librat të kërkuar dhe të pëlqyer shumë nga njerëzit, konkretisht libri i dytë d.m.th që është “Gjithçka që një burë di për një grua” ka qenë më tepër i kërkuar nga gjinia femërore, për çudi sepse kanë dashur të dinë diçka më tepër rreth asaj fshehtësie që është fshehur brenda rreshtave. Libri i parë ka qenë i kërkuar më tepër nga gjinia mashkullore por, kështu në aspektin e përgjithshëm që të dy librat kanë pasur kërkesa të mëdha dhe kanë pasur komente teje të bukura dhe normalisht ka qenë një befasi e papritur për mua.

Pse vendoset që këto libra t’i përktheni edhe në gjuhën gjermane?

Librat fillova t’i përktheja në gjuhën gjermane për hir të një rrethit të ngushtë të vogël që kam atje, gjithnjë duke më mbështetur dhe përkrahur idetë e mia edhe për atë që ka në librin e dytë, kam një recesente kroate-zvicerane Suzana Dimitriç të cilën e përshëndes shumë, është profesoreshë në universitet të Cyrihut në katedrën e psikologjisë, kjo ka qenë ideja që të jenë edhe në gjuhën gjermane.

Ju keni marrë pjesë në konkurse të ndryshme letrare, në cilin prej tyre ke pasur një eksperiencë më të bukur?

Po unë kam marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme dhe nuk mund ta veçoj ndonjë më tepër apo të përjashtoj ndonjë sepse do i ngelem borxh konkurseve të tjera. Por, për hir të pyetjes atëherë do të veçoj më tepër konkursin i cili ka qenë në klasë të katërt ose të pestë, aty ku mora pjesë me një tregim për fëmijë që kisha shkruar dhe mora vendin e parë. Si mirënjohje mora 3 ose 4 javë radhazi falas revistë, revista ka qenë “Dituria” ose “Dielli” . Këtë e veçoj si një nga eksperiencat më të bukura sepse kam qenë në një moshë shumë të re, madje dhe ka qenë konkurrimi im i parë. Në të gjitha konkurset tjera kam pasur një eksperiencë të mirë pavarësisht nga ajo se a kam qenë fitues ose jo, sepse ndonjëherë ballafaqimi me njerëz të ndryshëm është përfitim i përvojave të ndryshme.

Çfarë planesh ka Liber për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë të shumta dhe të shumëllojshme andaj është më mirë t’ia lejmë kohës, gjërat që vijnë befas janë më të bukura zakonisht.

Çfarë mesazhi do i jepje rinisë?

Ndiqni ëndrrat e juaja sepse vetëm ata mund t’ju çojnë atje ku ju dëshironi dhe ju mund të jeni të lumtur vetëm në këtë mënyrë, gjithë herë vullnetin tuaj bashkangjiteni me energji dhe synoni aty ku dëshironi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button