Mbaroi procedura e provave për rastin “Naser Eshtrefi”, të hënën jepen fjalët përfundimtare

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është mbajtur seancë gjyqësore për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovski në lagjen Gjorçe Petrov më 19 maj të vitit 2014-të, në të cilin i akuzuar është Naser Eshterfi. Sot mbaroi faza e nxjerrjes së provave, pas së cilës vijojnë fjalët përfundimtare, raporton Portalb.mk.

  • Gjykatëse: Diana Gruevska Ilievska
  • Prokuror: Darko Jakimovski
  • Avokat mbrojtës: Ivanka Jakimovska
  • Avokatët e të dëmtuarve: Branko Kuzmanoski dhe Goce Nestoroski

Në fillim të seancës, gjykatësja njoftoi në lidhje me raportin e rikonstruimit të rastit dhe materialet të cilat i kanë dorëzuar institucionet përgjegjëse.

“Rikonstruimin e ka kryer MPB, Byroja për Siguri Publike, Njësia për Ekspertizë dhe Analiza, ata kanë dorëzuar dosje nga rikonstruimi dhe njoftim për mënyrën dhe rolin e tyre. Kanë dorëzuar 53 fotografi (nga versionet e tregimit të të akuzuarit Naser Eshtrefi dhe dëshmitarit Sasho Petkovski).  Palëve do t’u jepen materialet që t’i shohin.  Në dosje gjithashtu ka skicë nga ekspertiza me tregim të plotë të vendit. Regjistrim digjital. Janë dorëzuar 9 CD, nga një kopje do t’u jepen palëve”, tha gjykatësja GruevskaIilievska.

Ajo tha se Gjykata ka dorëzuar njoftim deri te ekspertët e Mjekësisë Ligjore dhe psikiatri, që të tregojnë nëse kanë të shtojnë diçka pas rikonstruimit.

“Pas rikonstruimit ekspertët e Mjekësisë Ligjore dhe psikiatri (të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur është bërë rikonstruimi), u është dërguar njoftim, nëse mbeten në deklaratat e tyre, apo dëshirojnë që t’i ndryshojnë apo plotësojnë. Gjithashtu, kemi kërkuar mendim prej tyre se cili version i tregimit ishte më i besueshëm, ai i të akuzuarit Naser Eshtrefi, apo i dëshmitarit Sasho Petkovski”, theksoi gjykatësja.

Palët nuk patën prova shtesë dhe me seancën e sotme u mbyll procedura e provave, ndërkaq për në seancën e radhës janë caktuar fjalët përfundimtare. Pas tyre, sipas procedurës, shpallet aktgjykimi. Seanca e radhës është caktuar për të hënën.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 04.03.2021: Rikonstruim për rastin “Naser Eshtrefi”, palët në terren treguan versionet se si ka ndodhur ngjarja në “Gjorçe Petrov”
  2. 15.12.2021: seancë gjyqësore: Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”
  3. 12.02.2021, seancë gjyqësore: Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim
  4. 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
  5. 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
  6. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  7. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  8. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  9. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  10. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  11. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  12. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  13. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  14. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  15. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  16. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  17. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  18. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  19. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  20. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  21. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  22. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  23. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  24. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  25. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  26. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  27. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button