Punonjësit shëndetësor të rraskapitur, Oda e mjekëve kërkoi inkorporim të masave shtesë për mbrojtje nga kovid-19

Oda e mjekëve u bën thirrje të gjithë qytetarëve ta njohin seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi, e të shkaktuar nga përhapja e kovid-19 dhe me kontribut dhe veprim të përbashkët t’u ndihmojnë mjekëve në luftën për mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Kapacitetet e spitaleve janë thuajse të mbushura, çdo ditë kërkojnë shtrat shtesë për akomodimin e atyre që janë raste të rënda. Problem i madh për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor paraqet edhe zvogëlimi i punonjësve aktivë shëndetësor, për shkak se edhe në mesin e tyre po rritet numri i të infektuarve dhe atyre të cilët janë në vetëizolim, ndërsa shtesë është edhe ajo që po përballemi me lodhje të madhe, për shkak se epidemia po zgjatë tepër kohë”, thonë nga oda e mjekëve.

Ata shtojnë që pjesë e madhe e kuadrit që punon në kovid-qendrat, ka kohë që nuk punon me sistem të rotacioneve, ndërsa shumë punonjës shëndetësor nuk e kanë shfrytëzuar pushim mjekësor.

“Në kushte të numrit të zvogëluar të punonjësve shëndetësor dhe mospasje të mënyrës që ky numër të rritet për kohë të shkurtë, bëhet e qartë që numër më i vogël mjekësh, infermieresh dhe punonjës spitalor duhet të kujdesen për numrin konsiderueshëm më të madh të pacientëve që në mënyrë të pashmangshme ndikon në cilësinë e trajtimit shëndetësor që jepet. Në fund, me angazhimin e kapaciteteve shëndetësore në mjekimin e kovid-19, e pashmangshme është pasoja e minimizimit të kapaciteteve për diagnostikim, mjekim dhe akomodim të pacientëve të sëmurë me patologji pa-kovid, që në mënyrë plotësuese e rrezikon shëndetin e popullatës,” është thënë në komunikatë.

Nga Oda mjekësore bëjnë apel edhe deri te Komisioni për sëmundje ngjitëse që seriozisht ta merr parasysh inkorporimin e masave dhe protokolleve shtesë restriktiv.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që këto masa janë jashtëzakonisht jopopullore, por në interes të qëndrueshmërisë së kapaciteteve spitalore dhe ruajtjen e shëndetit publik, si profesionist shëndetësor, vlerësojmë që inkorporimi i tyre është më se i nevojshëm. Vetëm me qasje holistike dhe duke i marrë parasysh të gjithë faktorët si dhe me reagim të shpejtë në të gjitha fushat do të mund të përballemi tërësisht me virusin,” thonë nga Oda e mjekëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button