RMV, nuk do të ketë ndryshim të orës policore

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski njoftoi se ora policore do të vazhdojë të jetë në orarin e caktuar, gjegjësisht prej orës 22 deri në 05, njofton Portalb.mk.

“Ndodhemi në valën e tretë, për një muaj numri është rritur për 5.000 të infektuar. Në spitale ka rreth 1.100 shtretër të mbushur, trysnia në Shkup ishte më të vërtetë e madhe. Sipas analizave duhet që të mbetet kjo masë, që dha rezultate për 4-5 ditë”, theksoi Filipçe.

Që nga fillimi i pandemisë, në RMV janë regjistruar 113.929 të infektuar, 98.676 janë shëruar, 3.364 kanë ndërruar jetë, ndërkaq momentalisht ka 11.889 raste aktive.

Në konferencë, ministri gjithashtu njoftoi se do ta shkarkojë drejtorin e Spitalit të Strugës, Muhamed Asani.

“Miratova vendim për formim të Komisionit. Drejtori i deritanishëm i Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, do të shkarkohet. Në periudhën e ardhshme do të emërohet drejtor i ri”, theksoi Filipçe.

Në lidhje me vaksinat, ministri tha se të gjitha që hyjnë në vendin tonë do të jenë të sigurta.

“Të gjitha vaksinat që do të hyjnë në vendin tonë do të jenë të sigurta. Ekipi i ekspertëve atë do ta ndjekë. Nesër është caktuar mbledhje e EMA-s në të cilën do të analizohen këto raste të cilat sërish janë infektuar me virusin. Jam i vetëdijshëm se furnizimi nuk shkon sipas planit. Kërkesa është e madhe, pasiguria gjithashtu është e madhe të të gjitha vendet në botë”, tha ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button