Zaev nesër do ta verifikojë nëse ish sekretari Rashkovski ndodhet jashtë vendit

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk e di nëse ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është jashtë vendit. Nesër do ta verifikoj dhe do t’ia kumtojë opinionit, tha Zaev në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

Siç tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, çdokush ka të drejtë për pushim, por edhe të vendosë vet.

“Besoni, unë as nuk e di dhe as nuk tentoj të kem kontroll për të gjithë të punësuarit apo të angazhuarit në Qeveri. Para pak çastesh arrita nga Luksemburgu. Sot kam pasur mbledhje me ministrin e Bujqësisë, po ndërmarrim aktivitete të caktuara për duhanin, jam dëgjuar edhe me ministrin Filipçe, me të cilin më vonë do të kem mbledhje për gjendjen e re në shëndetësi dhe kuptohet, me një pjesë të kabinetit tim për shkak të aktiviteteve rrjedhëse. Por, unë do ta verifikoj nesër dhe do ta kumtojë informatën”, theksoi Zaev.

Ditë më parë u publikuan informata se, Qeveria paraprake e Zoran Zaevit bleu softuer që do të mundësojë gjobim automatik. Sipas këtyre informatave, softuerin nuk e ka blerë resori kompetent i Ministrisë së Brendshme, por Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë – atëkohë i kryesuar nga Dragi Rashkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button