fbpx

RMV, Danillovski: Rreth gjysmë milion vaksina do të jenë të mjaftueshme

Epidemiologu, Dragan Danilovski në një analizë të detajuar në lidhje me vaksinimin e popullatës dhe ata të cilët kanë qenë në kontakt me korona virusin, tha rreth gjysmë milion vaksina janë të mjaftueshme, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat më të reja për ata të cilët kanë krijuar antitrupa në Shkup është 31 për qind sipas rezultateve të fituara nga testimi i 1000 kalimtarëve të rastësishëm në lokacione të ndryshme të vendit, të realizuar nga ana e Institutit të Imunologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Nëse i lejojmë vetes lirinë që këtë normë ta aplikojmë në gjithë popullatën e Maqedonisë ( që kuptohet nuk është e pranueshme sipas metodologjisë, por megjithatë të vetëdijshëm për “paragjykimin” e përgjithësuar / bias – anshmëri, deformim/, do ta bëjmë atë”, vihet deri te një numër prej 496.000 (nëse popullsia aktuale është 1,600,000, sipas evidencës së Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike – “Termini im” në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thekson ai në analizën e publikuar në rrjete sociale.

Ai shtoi se, për mutacionin britanik, pragun e imunitetit kolektiv gjatë së cilit numri reproduktiv do të bie në 1 (ndërsa atëherë rritja e rasteve ditore do të ketë trend të stagnimit) përbën 85 për qind ( dhe jo 60, sikur për variantin origjinal).

“Atëherë do të kemi të a.q. formë endemike të përhapjes së virusit. Popullsia e përgjithshme në Maqedoni, sipas Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike është rreth 1.600.000. 85 për qind prej 1.600.000 janë 1.360.000 njerëz. Nëse prej tyre nxirret numri i vërtetë i mundshëm i rasteve (734.045), e fitojmë numrin e njerëzve që nuk kanë qenë në kontakt me virusin: 1.360.000 – 734.045 = 625.955 njerëz”, thotë Danillovski.

Hulumtimi i Institutit për Imunobiologji i zbatuar gjatë dy javëve të fundit në Shkup, ka treguar se çdo i treti qytetarë ka antitrupa të Covid-19.

Analiza u zbatua me 1000 kalimtarë të rastit në gjashtë lokacione në Shkup, edhe atë në Karposh, Aerodrom, QT “Mavrovasja”, në Parkun e Qytetit, në rrugën Maqedonia dhe Sheshin Maqedonia. Ndërkohë, është bërë kujdes që personat pjesëmarrës të mos ishin nga e njëjta familje, gjegjësisht që mostrat ishin marrë nga grupe dhe mosha të ndryshme. Këto të dhëna tregojnë se, vendi është në gjysmën e rrugës drejt krijimit të imunitetit kolektive, për çka nevojitet që sëmundjen të tejkalojnë më së paku 60 për qind e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button