Stojanovski: ASN ka obligim të njoftojë Prokurorinë nëse ka informata se dikush përgatit vepër penale

Studiuesi i Qendrës për Strategji Evropiane Eurothink, Aleksandar Stojanovski, duke folur për rastin e fundit në lidhje me arrestimin e biznesmenit, Orce Kamçev, tha se nëse, Agjencia e Sigurisë Nacionale ka informata se një person për përgatit vepër penale, atëherë ka kompetenca që për këtë ta njoftojë Prokurorinë Publike, shkruan Portalb.mk.

“Agjencia për Siguri Nacionale mund të përgjigjet më mirë për këtë, çfarë formati, në çfarë rasti përgatitet vërejtje zyrtare, ku e kanë lokuar saktësisht arsyen për të cilën përgatisin një vërejtje zyrtare për arratisjen e personit. Në nenin 4 të ligjit për ASN janë të radhitura kompetencat, sipas të cilave ASN duhet të veprojë. Por, neni 6 nga i njëjti ligj thotë se nëse agjencia merr informata se përgatitet vepër penale, e ka për detyrë që të njoftojë Prokurorinë Publike kompetente”, deklaroi Stojanovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse ASN ka dalë prej kompetencave të saja në rastin me njoftimin e PP për arratisjen e pretenduar të Kamçevit.

Hulumtim i Eurothink: Mbikëqyrja ndaj shërbimeve të sigurisë në RMV joadekuate ndaj sfidave

Qendra për Strategji Evropiane Eurothink, sot gjatë një brifingu për gazetarët, prezantoi hulumtimin më të ri rreth mbikëqyrjes demokratike ndaj shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, Stojanovski tha se, në reformat e bëra deri më tani në fushën e sigurisë, ka shumë mangësi dhe nuk japin efektin e duhur sa i përket mbikëqyrjes së shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit.

Sipas tij, reformat që kanë ndodhur deri më tani ishin të  ndërlidhur me historinë e punës jo të mirë të aparatit të sigurisë dhe zbulimit, por edhe nevojës së reformës që u imponua me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kështu që, sipas tij, shpejtësia dhe efikasiteti i reformave të deritanishme ishin të udhëhequra nga ato dy faktorë.

“Kur flasim për mbikëqyrjen dhe funksionalitetin e aparatit që duhet të realizojë mbikëqyrje edhe parlamentar dhe jashtëparlamentar, aty mbetet të supozojmë se sa vullnet dhe kohë do t’ju duhet që të rrumbullakësohet ai proces i reformimit të mbikëqyrjes si proces. Varet nga vullneti i vet palëve të përfshira, institucioneve nga palët politike të prekura në parlament dhe me siguri edhe nga disa faktorë të tjera, siç është presioni ndërkombëtar, opinioni dhe kështu me radhë”, deklaroi ai.

Stojanovski tha se, mbikëqyrja ndaj shërbimeve të sigurisë dhe aparatit të zbulimit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut është e fragmentuar dhe joadekuate ndaj sfidave dhe nevojave që kanë funksionimi shoqëria dhe institucionet tona.

“Do të thotë mbikëqyrja parlamentare është thellësisht i fragmentuar dhe lë hapësirë vakum por jep edhe mbivendosje të caktuara mes komisioneve parlamentare që janë kompetente për mbikëqyrje, ndërsa këshilli për mbikëqyrje qytetare si trup i posaçëm është edhe jofunksional dhe joadekuat për formën e mbikëqyrjes e cila duhet ta zbatojnë në praktikë. Ne propozojmë koncept të reformës të mbikëqyrjes parlamentare, ku një komision i vetëm do të ketë kompetenca të definuaara qartë dhe mundësi që ta kryejë mbikëqyrjen e tij, trup jashtëparlamentar profesional në aspekt material dhe teknik të pajisur fuqishëm, i cili do ta përfaqësojë mbikëqyrjen demokratike dhe qytetare ndaj shërbimeve të sigurisë dhe aparatit të zbulimit”, deklaroi ai.

Sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, ku momentalisht ka tre komisione me numër të madh i deputetëve të cilët janë anëtarë. Eurothink rekomandon që të reduktohet numri i anëtarëve në këto komisione dhe të bëhet selektimi i profilit adekuat të deputetëve, përgatitje nga shërbimi profesional dhe kompetenca të besuar në punën e tyre që do t’i përgjigjen sfidave dhe do t’u lejojnë që të zbatojnë mbikëqyrje reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button