RMV, 116 persona janë infektuar për herë të dytë me Kovid-19, dy prej tyre ndërruan jetë

Që nga shfaqja e rastit të parë të covid-19 në Maqedoni një vit më parë, 116 persona janë infektuar për herë të me virusin. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndetit Publik për ri-infektimin me koronavirus, transmeton Portalb.mk.

Dr. Gordana Kuzmanovska, udhëheqëse e Sektorit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive në Institutin për Shëndet Publik, për Sdk.mk tha se midis rasteve të ri-infektimit ka pacientë të moshave të ndryshme nga 6 deri në 77 vjeç, ndërsa numri më i madh i tyre, 93 raste, janë mbi 30 vjeç.

“Për formën e sëmundjes, a janë me pasqyrë klinike më të rëndë apo më të lehtë, nuk mund të jepen të dhëna precize, pasi të dhënat me të cilat disponojmë nga anketat e bëra nuk janë relevante për tërë kohëzgjatjen e sëmundjes. Për nëntë persona kemi informacione se kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa për 44 se kanë qenë në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i 116 ri-infeksioneve, dy persona të moshës 63 dhe 77 vjeç vdiqën”, tha dr. Kuzmanovska.

Deri më tani, në vend janë regjistruar 112.930 raste me koronavirus. Kjo do të thotë që 0,1% e të sëmurëve janë infektuar për herë të dytë me virusin.

Sipas analizës së Institutit të Imunobiologjisë, çdo i treti qytetar në vend ka antitrupa të covid-19. Hulumtimi i 1.000 kalimtarëve në gjashtë lokacione në Shkup gjatë dy javëve të fundit zbuloi se 31 përqind e të anketuarve kishin antitrupa ose se çdo i tretë qytetar e ka kaluar covid-19. Në analizë ishin marrë monstra  nga persona që e dinin se e kishin kaluar viusin, por edhe nga ata që nuk ishin infektuar ose nuk e dinin se kanë qenë pozitivë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button