Aplikacionet e së ardhmes, njihuni me 3 trendet inovative

Me integrimin mbarë global të internetit në rutinën e njerëzve, përdorimi i aplikacioneve është bërë tashmë domosdoshmëri, raporton PCW. Numri në rritje i përdoruesve dhe zhvillimi i teknologjisë po nxisin industrinë e programimeve të përcaktojë të ardhmen e botës së aplikacioneve.

Kush janë trendet e aplikacioneve që do të shohim në smartfonët e saj të rinj:

1.Aplikacionet për ekranet e palosshme:  telefonat me ekrane të palosshme nuk janë më fantazi, ato qarkullojnë në treg prej kohësh dhe janë në përdorim në rritje. Kështu, lind edhe nevoja që për to të prodhohen aplikacione të përshtatshme.

2. Aplikacione inteligjente për ‘Qytetet e Zgjuara’bëhet fjalë për aplikacione që komandojnë fikjen/ndezjen e dritave në rrugë; monitorojnë trafikun në kohë reale; lejojnë akses në të dhëna video të përmirësuar sigurinë e qytetit etj.

3. Integrimi i aplikacioneve që vishen:  ajo që habit më tepër është koncepti i nxjerrjes së këtyre aplikacioneve edhe jashtë ekraneve të pajisjeve digjitale.  Një trend tjetër që ka përcaktuar këtë dekadë është fillimi dhe popullarizimi i teknologjisë që vishet. Sipas ‘Statista’ , sasia e pajisjeve që vishen në trup do të arrijë afërsisht 929 milion deri në 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button