fbpx

RMV, në janar janë dhënë 199 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 2 miliardë denarë

Në Maqedoninë e Veriut në janar të këtij vitit janë dhënë për 40.9% më pak leje ndërtimi, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar të vitit 2021 janë dhënë 199 leje ndërtimi, që është për 24.6 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftoi Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që 2 016 537 000 denarë është vlera e përgjithshme e këtyre objekteve.

Personat fizikë do të jenë investitorë në 90 objekte, derisa personat juridik në 109 objekte.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 105 (52.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 38 (19.1 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 (28.1 %) objektet për rikonstruim”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që planifikohet ndërtimi i 182 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 17 325 m2.

Më së shumti leje janë dhënë në komunën Mavror dhe Rostusha (27), Çair (13), Makedonski Brod (10), Manastir (8), Qendër (7), etj. Në 32 komuna, duke përfshirë Tetovën, Gostivarin e Kumanovë, nuk janë dhënë leje ndërtimi gjatë muajit janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button