Maqedonia e Veriut për të dymbëdhjetën herë i bashkohet aksionit Ora e planetit Tokë

Miliona njerëz anembanë botës do të bashkohen virtuelisht për të dërguar mesazh të përbashkët për shpëtim të planetit Tokë, ditën e shtunë më 27 mars, kur do të mbahet aksioni global ekologjik Ora e planetit Tokë. Saktë në orën 20:30 me kohë lokale do të errësohen mijëra monumente anembanë botës për të paralajmëruar që ndryshimet klimatike janë duke ndodhur tani dhe këtu, njofton Portalb.mk.

Vendi ynë 12 vite me radhë merr pjesë në mënyrë aktive në aksionin ekologjik për shpëtim të Tokës, duke u bashkuar me qindra mijë qytetarë në gjithë shtetin gjatë errësirës globale që do zgjasë një orë.

Zyrtarisht është publikuar edhe video klipi reklamues, në të cilin përkrahje kanë dhënë Kryqi i Kuq i RMV-së dhe Shoqata e zbuluesve të Maqedonisë, si dhe numër i madh i figurave publike, ndër të cilët edhe aktori Vasill Zafirçev, zoologu Vojo Ivanov dhe udhëheqësit televiziv Vane Markovski dhe Jana Serafimova.

Gjorgji Sellkov nga zyra lokale e aksionit në Maqedoni, thotë që për shkak të pandemisë, këtë vit ngjarja do të shënohet në mënyrë virtuele dhe bën thirrje që aksionin nga rrugët ta transferojmë në shtëpitë tona, me atë që do t’i fikim dritat e panevojshme në periudhë prej një ore.

“Ora policore në Maqedoni filloi me shënimin e Orës së planetit Tokë vitin e kaluar dhe tani, një vit më vonë, ende jemi në situatë që virtuelisht t’i shënojmë iniciativat e këtilla. Punojmë për mësim të veçantë onlajn, konferencë digjitale për ndryshimet klimatike, për të cilën më tepër detaje do të publikojmë në ditët që vijojnë. Gjithsesi, mbetet momenti i fikjes së ndriçimit në kohëzgjatje prej një ore, në mënyrë që në errësirë do të futen më tepër lokacione në vendin tonë, gjithsesi nëse nuk zmadhohen apo vazhdohen masat restriktive kundër pandemisë me KOVID-19 deri më 27 mars. Thirrja për aksion vlen edhe për qytetarët, ashtu që u bëjmë thirrje masivisht ta fikin ndriçimin e panevojshëm edhe në shtëpitë e tyre”, thotë Sellkov.

Nga zyra e Orës së planetit Tokë në vendin tonë thonë që vetëm respektimi i rregullave që i dikton natyra është kusht për ta kthyer balansin e humbur të Tokës.

-Mënyra jonë aktuale e jetës shpie në shkatërrim katastrofal të natyrës që e rrit lëndueshmërinë tonë ndaj pandemive, i përshpejton ndryshimet klimatike dhe e vë në rrezik ekzistencën tonë. Prandaj është e rëndësishme që secili nga ne të ketë fuqi për të bërë ndryshim, ndërsa aksioni ynë është një stimul i vogël dhe apel për aksion në tërë botën, shtoi Sellkov, organizator i aksionit në Maqedoni.

Përndryshe, dekadën e kaluar, Ora e planetit Tokë ka frymëzuar pjesëmarrje globale në nisma kyçe për natyrën, klimën dhe mjedisin jetësor, duke ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për problemet me të cilat përballet planeti ynë. Vitet e kaluara, lëvizja ka ndihmuar në krijimin e 3,5 milionë hektarëve zonë të mbrojtur detare në Argjentinë, pyje prej 2.700 hektarë në Ugandë dhe ka ndihmuar që të miratohet rregullore e re për mbrojtjen e deteve dhe të pyjeve në Rusi. Vitin e kaluar, WWF-Ekuador është angazhuar për ligj për ndalim të përdorimit të qeseve prej plasmasi, produkteve tjera të njëfishta prej plastit dhe produkteve prej stiropori në kryeqytet, ndërsa WWF-Indonezi ka iniciuar mbjelljen e 20.000 fidaneve të pemës mangro në 13 qytete.

Këtë vit, Ora e planetit Tokë do të mbahet më 27 mars (e shtunë), kur në orën 20:30 me kohë lokale në errësire do të futen mbi 8.000 qytete në më shumë se 180 shtete anembanë botës, e mes tyre është edhe Maqedonia.
Duke filluar si ngjarje simbolike në Sidnej në vitin 2007, Ora e planetit Tokë tani shënohet në më shumë se 180 vende dhe territore si moment global i solidaritetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button