“Metamorfozis” dhe “Techsoup Europe” kanë përgatitur doracakun për siguri digjitale për arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme

Fondacioni Metamorfozis dhe “Techsoup Europe” ka përgatitur doracakun për sigurinë digjitale për arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Doracaku për sigurinë digjitale ka për qëllim të edukojë kuadrin mësimor dhe përfshin tema të tilla si: Çfarë është siguria digjitale dhe fizike, Kërcënimi i privatësisë, Çfarë është inxhinieria sociale dhe softueri keqdashës (malware), Çfarë është gjurma e gishtit digjital dhe llojet e gjurmëve të gishtave digjitale dhe shumë tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike.

“Siguria digjitale paraqet siguri logjike dhe fizike të pajisjeve digjitale. Siguria e aplikacioneve të cilat i përdorim, si dhe informacionet dhe të dhënat në to; Siguria e rrjetit në varësi se në cilin rrjet jemi të lidhur: Të shtëpisë / Të kompanisë / Rrjet publik; Siguria gjatë kohës në të cilën jemi të lidhur me internet; Siguria gjatë operimit; Edukimi i përdoruesit të fundit”, thuhet në doracak.

Doracakun mund ta shkarkoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button