RMV, vazhdon gjykimi për aksidentin e autobusit “Durmo Turs” në Llaskarcë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Llaskarca”, e cila ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ka ndodhur përpara dy vitesh në të cilin humbën jetën 16 persona, a mbi 30 të tjerë janë lënduar rëndë, njofton Portalb.mk.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, a përfaqësues i akuzës është prokurori Darko Jakimovski.

Ndryshe, në seancat e kaluara u diskutua se pasojat e aksidentit do të ishin ndryshe, nëse nuk do të ishin parregullsitë teknike të autobusit. Një ekspert tregoi se goditja që është bërë nga autobusi, ishte dhjetë herë më e madhe goditja që mund të përballonte rrethoja e autostradës.

“Prej të gjitha analizave dhe nëse nuk do të kishte lëshime, ajo nuk do të mundte që ta mbajë autobusin”, tha eksperti në një nga seancat e fundit, duke shtuar se “përbërja kimike e bankinës mbrojtëse ka qenë në pajtueshmëri me standardet e atëhershme, përveç vidhës i cili ka shërbyer për lidhje të pjesëve, që është diçka me kualitet më të dobët”.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale. Në aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button