Tërmet i ri në rajonin e Gostivarit

14 kilometra në jugperëndim të Gostivarit, mbrëmë përsëri u regjistrua tërmet.  Qendra Sizmologjike evropiane-mesdhetare fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 3.8, por më vonë ndryshoi të dhënat në 4.5 sipas Rihterit, njofton Portalb.mk.

Prej disa ditësh, toka në rajonin e Gostivarit nuk është qetësuar. Një seri tërmetesh me epiqendër në Mavrovë u regjistruan në dy ditët e fundit, ndërsa autoriteti lokale paralajmëroi banorët dhe qytetarët të cilët gjatë fundjavës qëndrojnë në Mavrovë të mos përdorin ujë të pijshëm.

Siç informoi kryetari i komunës Mavrovë dhe Rostushë, Medat Kurtovski, në institucione nuk janë paraqitur dëme materiale pas dy tërmeteve me madhësi prej rreth 5 sipas Rihterit që ndodhën të premten.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button