Filipçe do ta padisë për shpifje deputetin Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi padi për deputetin nga radhët e VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov për, siç informoi ministri, “shpifje dhe fyerje”, njofton Portalb.

Depiuteti Mile Lefkov në konferencën e sotme për shtyp publikoi dokument që i përkasin formimit të firmës “Stabri Interneshenall” në Hong-Kong. Nga opozitarja pohojnë se është fantom-firma përmes të cilës gjoja duhej të merren provizione nga furnizimi i vaksinave kineze. Lefkov iu referua dokumenteve nga Regjistri qendror të Hong-Kongut sipas të cilave ajo është formuar më 22 shtator të vitit 2017, ose siç tha ai, tre muaj pas qeverisë së Zaevit në vitin 2017.

Dokumenti nga Mile Lefkov per fantom-firmen per vaksinat kineze, Foto: VMRO-DPMNE

Lefkov i bëri thirrje Prokurorisë Publike që t’i marrë parasysh të gjithë dokumentet dhe informatat e publikuara në media, si dhe këto sot, dhe të hapë menjëherë hetim.

Filipçe thotë se këto janë vetëm shpifje, por edhe më e tmerrshme për të ka qenë ajo që në mënyrë të këtillë minohet procesi për furnizim të vaksinave.

“Unë më nuk do të hesht. Nesër deri te gjykata civile do të dorëzojë padi për fyerje dhe shpifje dhe prishje të imazhit dhe prestigjit tim kundër Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili sot në konferencë shtypi prezantoi një sërë gënjeshtra lidhur me çmimet dhe furnizimin e vaksinave. Edhe njëherë dëshirojë të porosis, ndaloni që t’i gënjeni qytetarët me falsifikate dhe shpifje! Kjo nuk ju sjellë pikë politike, ndërsa seriozisht mund ta kompromitojë furnizimin e vaksinave”, thotë Filipçe.

Ai shton se dokumentet e prezantuara nga ana e Lefkovit janë të rrejshme dhe të pasakta.

“Dokumentet të cilët plasohen nëpër portalet e tyre janë falsifikat i plotë. Institucionet filluan procedura me të cilat do të dëshmohet se nuk ka pasur asgjë kontestuese, e as që është bërë çfarëdo lloj dëmi financiar. Por, ajo që do të mbetet është dëmi të cilin e bëri VMRO-DPMNE-ja në këtë proces dhe të gjithë bllokadata dhe destruksionet nga fillimi i pandemisë”, potencon Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button