Muamed Sejdini e fitoi mandatin e parë në krye të FFM-së

Muamed Sejdini në katër vitet e ardhshme do ta ushtrojë funksionin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njofton Portalb.

Sejdinikuvendin e sotëm zgjedhor e fitoi mbështetjen e të gjithë 52 delegatëve të pranishëm.

Gjatë kuvendit të FFM-së, kryetari i Asociacionit botëror të futbollit, Xhani Infantino, përmes video-fjalimit i shprehu mbështetje Sejdinit dhe para kohe ia uroi mandatin e ri.

Muamed Sejdini u falënderua për mbështetjen e delegatëve të pranishëm dhe kërkoi falje nëse ka bërë gabime në periudhën e kaluar dy vjeçare në kryer të FFM-së.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Agjencisë për Rini dhe Sport, përmes bisedave të zgjidhen momentet kontestuese.

“Të hapur jemi përmes bisedave dhe propozimeve konstruktive, por pa ndikim politik, të ulemi me ARS-në dhe t’i tejkalojmë mospajtimet rreth Statusit”, porositi Sejdini.

Pas Kuvendit të sotëm, Sejdini fitoi besim për ta udhëhequr FFM-në deri në vitin 2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button