RMV, gjalpi i sekuestruar nesër do të shkatërrohet në “Drislla”

Agjencia për veterinari dhe ushqim (AVU) sonte informoi se janë konfiskuar gjithsej 4,5 tonë gjalpë me afat të skaduar i cili nesër do të shkatërrohet në “Drislla”, njofton Portalb.

Në kumtesë thuhet se gjalpi, importues i së cilës është qumështorja “Evro Mlekara” nga Shkupi, është tërhequr për shkak se është konfirmuar se afati i deklaratës nuk korrespondon me dokumentacionin e importit për prodhimin sipas të cilit fatai i përdorimit ka qenë deri në vitin 2019.

Agjencia për ushqim dhe veterinari gjatë dy javëve të kaluara realizoi aksion për kontroll të prodhimeve të qumështit nga importimi në qumështoren “Evro Mlekara” nga Shkupi. Në disa kontrolle të njëpasnjëshme në qumështoren dhe tek një pjesë e distributorëve të saj, janë tërhequr gjithsej 4.325 kilogramë gjalpë i importuar, për të cili është konfirmuar se është me afat të skaduar deri në vitin 2019. Prodhimi është tërhequr për shkak se është konfirmuar se afati i deklaratës nuk korrespondon me dokumentacionin importues për prodhimin, sipas të cilit, afati i përdorimit ka qenë deri në vitin 2019″, njofton AUV.

Janë realizuar edhe kontrolle plotësuese në të njëjtën qumështore dhe tek një pjesë e distributorëve me ç’rast janë sekuestruar sasi të reja të gjalpit me afat të skaduar përdorimi, me ç’rast sasia e përgjithshme e gjalpit të sekuestruar të importuar për të cilin përfaqësues është kjo qumështore është thuajse 4,5 tonë.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit Lupço Nikollovski mbrëmë vonë në profilin e tij në Fejsbuk informoi se tek operatori “Evro Mlekara” Shkup janë gjetur dhe sekuestruar 4,5 tonë gjalpë i cili ka pasur afat deri në vitin 2019.

Ndërsa, pastaj nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) publikuan se është tërhequr nga shitja gjalpi i prodhuesit Rucker GmbH – Gjermani, ndërsa importues dhe distributor i së cilës në vend është “Evro Mlekara” SHPNJK Shkup, për shkak se ka qenë me afat të skaduar.

“Bëhet fjalë për gjalp në paketim prej 25 kilogramëve bë blloqe dhe 5 kilogramë në kosha i cili është zbuluar gjatë inspektimit më 10 mars. Gjalpi ka pasur datë prodhimi 13.12.2020 dhe afat përdorimi deri më 12.02.2021”, kumtuan nga AUV.

Nga AUV u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë blerë nga ai, të mos e konsumojnë dhe ose ta kthejnë prej nga e kanë blerë ose ta gjuajnë.

Lajmin për tërheqjen e gjalpit në profilin e tij në Fejsbuk e kumtoi edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski.

“Në aksion të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) tek operatori ‘Evro Mlekara’ Shkup, janë gjetur dhe janë sekuestruar 4,5 tonë gjalpë, i cili ka pasur afat përdorimi deri në vitin 2019. Prodhimi është gjetur në shitje pa deklaratë dhe nga ana e AUV-së menjëherë është tërhequr nga tregu”, shkroi Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button