Rilindi, këngëtari dhe producenti nga Tetova, shumë shpejt me këngët e tij të para

Rilind Alimani, i intervistuari i radhës nga Portalb është nga qyteti i Tetovës. Ai me muzikë merret që nga mosha 5-6 vjeçe dhe tani studion në këtë drejtim. Rilindi nëpër rrjete sociale shihet si një djalë i pëlqyer nga publiku përmes “Cover”-ave (angl. këngë jorigjinale të artistit) të ndryshëm që i sjell por, në intervistë ai theksoi se shumë shpejtë do të sjellë edhe këngët e para të tij. Përveç muzikës, ai tregoi se punon si producent në studion e tij. Ndërsa, rinisë iu drejtua me mesazhin të punojnë fortë dhe  gjithçka do të vijë vet.

Rilind Alimani

Çfarë mund të thoni për veten tuaj, për të gjithë ata që nuk ju njohin?

Jam Rilind Alimani 20 vjeç vij nga Tetova, profesioni im është muzika. Ndërsa me muzikë kam filluar të merrem që nga mosha 5-6 vjeç. Momentalisht jam duke studiuar në fakultetin e arteve në Tetovë.

Në çfarë zhanri të muzikës jeni i fokusuar më shumë?

Sa për zhanrin mund të them se Pop muzika më tërheq më shumë edhe pse merrem edhe me orkestrim të zhanreve të ndryshme.

Ju në rrjetin tuaj në instagram vazhdimisht publikoni “Cover”-a të ndryshëm, si i presin këto njerëzit, çfarë komentesh ju japin?

Të gjithë “cover”-at deri tash që kam bërë janë të pëlqyer nga publiku gjithashtu komentet janë pozitive.

Rilind Alimani

A keni menduar që në të ardhmen të publikoni ndonjë këngë personale tuajën?

Po jam duke punuar  disa këngë  besoj që do të lançohen muajt në vijim.

Përveç këndimit ju jeni dhe producent, çfarë mund të thuash për këtë?

Po përveç këndimit jam dhe producent, një ndër ëndrrat e mia që kam pasur gjithmonë. 

Rilind Alimani

Ju keni dhe një studio tuajën, kur është hapur dhe si ka qenë ecuria e punëve në këtë studio që nga hapja e deri tash?

Po, studion e kam gati 4 vite dhe që nga hapat e para e deri tash punët kanë shkuar për mrekulli, ka pasur shumë përkrahje ndaj kolegeve të mi dhe familjes time.  Gjithashtu kam plan që vitet në vijim ta zgjeroj më shume dhe të krijoj një produksion.

Sipas jush më shumë të ardhura mund të ketë një këngëtarë apo një producent?

Për më shumë të ardhura normal që këngëtar por, kur i ke të dyja bashkë është perfekt.

Çfarë mesazhi do ju jepje të rinjve?

Puno fort dhe falë dashuri, gjithçka do të vijë vet.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button