ARM i shqiptoi masë disiplinore kolonelit Kovaçki – 6 muaj pagë më të ulët për një të tretën

Koloneli i ARM-së Dragan Kovaçki, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE, iu ka shqiptuar  masë disiplinore me pagë më të ulët për një të tretën në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh për shkak të performancave të tij publike partiake dhe kërcënimeve e shpifjeve publike kundër shefit të Shtatmadhorisë dhe kundër Komandantit suprem, presidentit Pendarovski. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së sot dërguan përgjigje në “Meta” për procedurën kundër Kovaçkit.

“Me iniciativë të shefit të Shtatmadhorisë, përmes komandantit të Komandës për operacione, Komisioni kryesor ushtarako-disiplinor diskutoi për konstatim të përgjegjësisë disiplinore të kolonelit Dragan Kovaçki në tre baza: mesazh i dërguar nëpërmjet Viberit shefit të Shtatmadhorisë në të cilën shprehen kërcënime, shpifje dhe akuza, një post politik në Fejsbuk profilin e Kovaçkit në të cilin shprehen akuza të pabaza për komandantin suprem të Armatës, presidenti Pendarovski dhe performancat publike të kolonelit Kovaçki me ç’rast ai nuk i respekton udhëzimet e Rregullit të Armatës për marrëdhënie me publikun, të miratuar në vitin 2016”, shkruan në përgjigje.

Komisioni kryesor ushtarako-disiplinor ka konstatuar që Kovaçki ka bërë shkelje disiplinore, që është më e rëndë nga të dy kategorinë e shkeljeve të disiplinës ushtarake të përshkruara në Ligjin për shërbim në ARM. Koloneli e ka shkelur disiplinën ushtarake në pesë baza, përkatësisht pesë pika nga neni 131. paragrafi 2:

13) shkelje të dinjitetit dhe autoritetit të eprorit dhe më të vjetrit;

17) mosrespektim të rendit dhe disiplinës të përcaktuara me rregullat për rend dhe disiplinë;

22) mosndërmarrje të masave dhe procedurave për aplikim të ligjeve dhe dispozitave nënligjore;

28) procedurë me të cilën gjithmonë dhe në çdo vend, pavarësisht nëse janë me uniformë ose jo, stafi ushtarak dhe civil nuk mban llogari për veprat e veta, sillet në mënyrë joadekuate, nuk e përfaqëson Armatën dhe nuk e ruan reputacionin dhe dinjitetin e Armatës;

31) veprim tjetër në kundërshtim me rregullat dhe dispozitat për shërbimin ushtarak dhe me këtë ligj.

Në nenin e radhës, Ligji i përcakton dënimet për shkelje disiplinore të stafit ushtarak aktiv, rezervës aktive dhe personelit civil:

1) gjobë në lartësi prej 10% deri 30% të shumës njëmujore të pagës së paguar muajin e fundit para se të bëhet shkelja disiplinore në kohëzgjatje prej gjashtë muajve të stafit aktiv ushtarak dhe civil, përkatësisht 10% deri 30% të shumës njëmujore të kompensim të paguar mujore rezervave aktive;

2) ndalesë për avancim në gradë më të lartë gjatë një viti;

3) ndalesë për realizimin e të drejtës për shkallë më të lartë të karrierës në periudhë prej një viti;

4) heqje të gradës dhe kthim në gradën e mëparshme;

5) humbje e gradës dhe

6) ndërprerje të marrëdhënies së punës, përkatësisht ndërprerje të statusit të stafit aktiv ushtarak.

“Komisioni kryesor ushtarako-disiplinor ka propozuar masën më të rreptë disiplinore – humbje e titullit, që parasheh ndërprerje të marrëdhënies së punë. Ministrja Shekerinska, duke u nisur nga parimi i proporcionalitetit të dënimit me fajin, këtë masë e vlerësoi si tepër

të rreptë. Duke e pasur parasysh fajin e konstatuar nga Komisioni ushtarako disiplinor për sjelljen e kolonelit Kovaçki, shefi i Shtatmadhorisë si epror kompetent e miratoi dhe e zbatoi masën e radhës më të vogël disiplinore, e kjo është gjobë në lartësi prej 30% të shumës njëmujore të pagës së paguar muajin e fundit për kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Me këtë MB dhe SHM demonstruan që tërësisht i respektojnë të gjitha dispozitat ligjore, por në të njëjtën kohë të njëjtën e presin edhe nga eprorët e armatës për të cilët ligjet duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë dhe të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi kur ato i shkelin”, thonë MB dhe SHM në përgjigjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button