RMV, vazhdon të jetë i lartë numri ditor i viktimave nga virusi korona, gjithsej 868 raste të reja

Nga 3.654 persona të testuar për virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 868 raste të reja ndërsa në kushte spitalore, 15 persona e humbën betejën me Kovid-19. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 397 pacient të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 15 persona ndërruan jetë, edhe atë: 5 pacientë nga Shkupi (86, 81, 72, 71, 64), 2 pacientë nga Tetova (72, 59) dhe Ohri (78, 57), dhe nga 1 pacient nga Prilepi (80), Kumanova (71), Shtipi (64g), Kavadarci (65g), Manastir (73g) dhe Negotinë (74).

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 424,
  • Prilep – 72,
  • Kumanovë – 42,
  • Manastir – 34,
  • Ohër – 31,
  • Tetovë – 28,
  • Kavadarci – 27,
  • Negotinë – 26,
  • Veles – 21,
  • Gjevgjeli – 20,
  • Gostivar dhe Koçan – nga 15
  • Shtip – 14 ,
  • Kriva Palanka dhe Krushevë – nga 11
  • Strugë dhe Berovë – nga 10
  • Strumicë – 9,
  • Valandovë dhe Demir Kapija –nga  8
  • Bogdanci – 6,
  • Kërçova dhe Resnjë – nga 5
  • Probistip dhe Demir Hisar – nga 3
  • Radovish, Makedonski Brod dhe Pehçevë – nga 2
  • Sveti Nikole, Delçevë, Kratovë dhe Dojran – nga 1 të infektuar.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 397:

  • Shkup – 178,
  • Prilep – 36,
  • Tetovë – 20,
  • Gjevgjeli – 17,
  • Kumanovë dhe Strumicë – nga 16
  • Manastir – 15,
  • Veles – 11,
  • Gostivar dhe Koçani – nga 8
  • Berovë – 5,
  • Shtip dhe Krushevë – nga 4
  • Valandovë – 3,
  • Resnjë, Probishtip. dhe Bogdanci – nga 2
  • Kavadar, Strugë, Kërçovë, Dibër, Delçevë, Vinicë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – nga 1 të shëruar.

Ndryshe, deri tani në vend janë kryer gjithsej 559.021 teste për Kovid-19 nga të cilët 111.077 kanë rezultuar pozitiv, 96.925 janë regjistruar si të shëruar ndërsa 3.280 prej tyre kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri aktiv i personave me virusin korona në vend është 10.872.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button