Nata e dytë e orës policore në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut

Në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut prej orës së 22:00 ka filluar ora policore e cila do të zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kjo është nata e dytë, ndërkaq sipas vendimit qeveritar, e njëjta do zgjatë deri më 22 mars, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se në natën e parë, 12 persona nuk e kanë respektuar orën policore, gjegjësisht ndalesën për lëvizje.

“Mbrëmë, një pjesë e udhëheqësisë së MPB-së, e udhëhequr nga ministri Oliver Spasovksi, ka bërë vëzhgim në zbatimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe qytete tjera. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, kontrolli i kufizimit të lëvizjes të zbatohet sipas vendimit të Qeverisë”, njoftoi MPB.

 Portalb.mk, mbrëmë ishte ishte në Komunën e Çairit për të vëzhguar situatën e zbatimit të orës policore. Sipas asaj që pamë, kryesisht mbizotëronte situatë e qetë, me përjashtime të vogla. Policia ishte e vendosur në udhëkryqet kyçe dhe i kontrollonte me radhë veturat të cilat kalonin nëse kanë leje për qarkullim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë të shkurtër në të cilën është miratuar vendim në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button