RMV, vetëm me një pikë në rendin e ditës, Pendarovski nesër do të mbledh Këshillin e sigurisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të mbajë seancë të rregullt të Këshillit të sigurisë, ku në rendin e ditës do të jetë blerjet strategjike në ushtri, transmeton Portalb.mk.

“Më 12 mars të vitit 2021, e premte, duke filluar nga ora 13:00 në Kabinerin e Presidentit do të mbahen seanca e njëmbëdhjetë e rregullt e Këshillit të sigurisë në Republikës e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Presidenca.

Raportohet që me ftesë të Presidentit, të seancë pritet të marrë pjesë Vasko Gjurçiinovski, komandanti i shtabit të përgjithshëm të Armatës, Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për intelegjencë dhe Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për siguri kombëtare.

“Seanca do të mbahet vetëm me një pikë në rendin e ditës: Informimi për prokurimin strategjik në Armatë në periudhën e ardhshme”, njoftojnë nga Presidenca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button