U arrestua shkupjani 20 vjeçar, i cili fillimisht tentoi të ik prej policisë

Policia në orës e mëngjesit arriti të arrestoj 20 vjeçarin nga Shkupi, i cili në momentin që pa patrullat policore, tentoi të ik, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 08:55 në autostradës Shkup-Gjevgjeli, pas Miravcit, ngasësi i veturës “Citroen Jumper” me tabela te Shkupit, në momentin kur ka vërejtur patrullat policore, ka lëshuar veturën dhe tentoi të ik”, njoftojnë nga policia, duke sqaruar që pastaj është gjetur dhe arrestuar personi.

Raportohet që në veturën e 20 vjeçarit U.R. nga Çuçer Sandeva e Shkupit, janë gjetur 25 migrantë, për të cilin nga policia paralajmërojnë kallëzim penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button