Mickoski nga Klinika Infektive u shkruan letër ambasadorëve: Regjistrimi në shtator, zgjedhjet lokale në nëntor

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski u ka shkruar letër ambasadorëve në vend, në lidhje me regjistrimin, zgjedhjet lokale dhe situatën me pandeminë KOVID-19, kumtojnë nga Partia, njofton Portalb.mk.

Ai në letër ka thënë se Maqedonia, por edhe pjesa tjetër e botës po përballet me valë të re të KOVID-19, por njëkohësisht shteti gjendet në fund të Evropës sipas numrit të vaksinuarve.

“Lufta kundër situatës së rëndë epidemiologjike, në mungesë të vaksinave, kombinuar me regjistrim në terren, do ta vendos në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj në nevojën e regjistrimit të besueshëm, por për momentin nuk është koha për të njëjtën. Ne patjetër duhet që të fokusohemi para se gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat janë para nesh. Pasi që të tejkalohet kriza shëndetësore, mundemi sërish duhet që të përballemi me regjistrimin”, ka shkruar Micoski në letër.

Mickoski ka thënë se mungesa e konsensusit në lidhje me çështjen e regjistrimit, dërgon drejt rrugës qorre dhe dalja e vetme është anulimi i regjistrimit.

“Çështja si regjistrimi, në shoqëri të polarizuar si tonën, patjetër duhet të zgjidhet me konsensus të plotë politik. Mungesa e këtillë e konsensusit, na solli në rrugë qorre, gjatë së cilës zgjidhja e vetme është që të anulohet regjistrimi. Në këtë situatë dinamike, ku situata në terren ndërrohet në nivel ditor, frikësohem se shkojmë drejt një sfidës më të madhe për shëndetin publik. Në këtë drejtim, regjistrimi mund të krijojë klasterë-kovidi”, paralajmëron kryetari i VMRO-DPMNE.

Mickoski jep edhe propozimet e tij në lidhje me atë se kur duhet të mbahet.

“Regjistrimi të anulohet për në shtator, do të ketë kohë edhe për furnizimin e vaksinave dhe vaksinimin e të gjithë regjistruesve, me çka do të minimizohet dëmi ndaj shëndetit publik. Në drejtim të institucioneve që të mund t’i përkushtohen tërësisht regjistrimit, propozoj që zgjedhjet lokale të anulohen prej 1 deri më 15 nëntor”, thuhet në letër.

Ai thotë nëpërmjet përvojës së tij personale më mirë e di se nëpër çfarë kalojnë të infektuarit me KOVID, por edhe informatat për tragjeditë personale të mijëra familjeve që duhet të jenë alarm për shtetin.

“Ju shkruaj nga Klinika për Sëmundje Infektive, ku gjendem si rezultat i simptomave të rënda dhe temperaturës së lartë që e kam. Në kushte të këtilla njeriu e sheh çmueshmërinë e shëndetit të tij, të cilën për shkak jetës së shpejtë e neglizhojmë”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button