fbpx

Dita Botërore Veshkave-rreth 200 mijë qytetarë në Maqedoni kanë sëmundje të veshkave

Rreth 200 mijë qytetarë në vend kanë një formë të sëmundjes së veshkave, ndërsa 1.600 pacientë shkojnë në dializë në 23 qendra në të gjithë vendin. Dializa është metoda më e zakonshme në vend për trajtimin e sëmundjes stadit të fundit të sëmundjes së veshkave, kur të dy veshkat nuk mund të funksionojnë më. Pacientët kalojnë 4 deri në 5 orë që t’ju pastrohet gjaku nga të gjitha toksinat dhe uji i tepërt në trup, njofton Portalb.mk.

Çdo të enjte të dytë të marsit, shënohet Dita Botërore e Veshkave në më shumë se 200 vende të botës.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, Shoqata e të sëmurëve nga veshkat “Nefron” anuloi të gjitha ngjarjet tradicionale dhe po përqendrohet në edukimin dhe mbështetjen e fushatës së këtij viti “Jeto në mënyrë cilësore me sëmundjen e veshkave”.

“Cilësia e jetës së pacientëve me sëmundje kronike të veshkave ndryshon në varësi të karakterit, mjedisit, atmosferës familjare, trajtimit që marrin dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese. Të pranuarit e mënyrës së re të të jetuarit me të gjitha kufizimet që ajo bart është e vështirë dhe të gjithë e përjetojnë ndryshe. Pacientët me sëmundje të veshkave kanë nevojë për më shumë mbështetje nga personeli mjekësor, si dhe familja dhe shoqëria në përgjithësi, në mënyrë që ata të kapërcejnë pranimin e sëmundjes dhe të vazhdojnë të jetojnë me të”, theksojnë nga Shoqata “Nefron”.

Ata shtojnë se edhe pse metoda më optimale për trajtimin e sëmundjes së veshkave është transplantimi i veshkave, përsëri në vendin tonë kjo metodë është nuk është mjaftueshëm e aplikueshme.

Sëmundja e veshkave është sëmundje jo-ngjitëse që prek aktualisht mbi 850 milion njerëz në të gjithë botën. Një në dhjetë të rritur ka një formë të sëmundjes kronike të veshkave. Mbi 2 milion njerëz në të gjithë botën trajtohen me dializë ose transplantim. Në suaza globale, SKV (Sëmundja Kronike e Veshkave) po rritet çdo vit dhe parashikohet që në vitin 2040 të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button