Mbaruan polemikat, Spanja garantoi zbatimin e protokollit për ndeshjen me Kosovën

Pas polemikave ditën e djeshme, duket se mes Federatës Spanjolle të Futbollit dhe asaj të Kosovës, janë ulur tonet dhe është garantuar mbarëvajtja e ndeshjes si në Sevilla, ashtu edhe në Prishtinë, transmeton SS.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi ka marrë një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Kjo e fundit ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevilla po ashtu edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button