IShP: Numri i rasteve të reja me Kovid-19 javën e kaluar u rrit me 23% në RMV

Gjatë javës së kaluar (nga1 deri më 7 mars), janë bërë 21.090 teste për kovid-19, nga të cilat janë regjistruar 4.463 raste të reja. Kjo përbën rritje për 23 për qind në raport me javën paraprake, informoi Instituti për Shëndet Publik, njofton Portalb.mk.

Përqindja e rasteve pozitive në baza ditore varion nga 13.2 në 26.7 përqind ose mesatarisht 20.9 përqind.

Shumica e rasteve të reja javën e kaluar janë nga Shkupi – 48.3%.

Persona të sëmurë janë të regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa grupmosha më e zakonshme është mbi moshën 60 vjeç, në të cilën përfshihen 23 përqind të rasteve të reja.

Më tej, në grupmoshën 30 deri 39 vjeç ishin 20.1 përqind, nga 40 në 49 vjeç ishin 17.8, nga 50 në 59 vjeç ishin 17.4 dhe nga 20 në 29 vjeç ishin 14 përqind e të infektuarve.

Më pak të infektuar ka në grupin nga 10 në 19 vjeç – 5.2 dhe te fëmijët deri në 9 vjeç – 2.3 përqind.

Javën e kaluar janë regjistruar 57 vdekje në 16 qytete, që përbën rënie prej 17.4 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Për sa i përket moshës, 50 persona ishin mbi 60 vjeç, 5 persona të moshës 50 deri 59 vjeç dhe nga një person nga grupmoshat 30-39 dhe 40-49 vjeç.

Kur bëhet fjalë për pacientët e shëruar, numri i tyre javën e kaluar ishte 3.895, që përbën rritje prej 2.2 herë krahasuar me një javë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button