Hotelierët kërkojnë dasma pa muzikë, muzikantët të revoltuar

Hotelierët të cilët organizojnë dasma dhe evente dhe solemnitete të tjera sot dolën në protestë të re para Qeverisë dhe u bënë thirrje Komisionit për sëmundje ngjitëse të lejojë të punojnë sipas protokolleve ekzistuese. Hotelierët kërkojnë që në vend të dasmave klasike me muzikë “live”, të mund të organizojnë vetëm darkë solemne me protokollet ekzistuese dhe orar pune të cilat vlejnë për të gjithë objektet hotelierike, njofton Portalb.

U ankuan se një vit janë të diskriminuar dhe janë sjellë në buzë të ekzistencës.

Për ndalesat për punë reaguan edhe disa shoqata të muzikantëve, të cilët thonë se janë të revoluar nga propozimi i hotelierëve që të organizohen solemnbitete pa muzikë “live”. Mbi 1.200 muzikantë dhe anëtarë të gjashtë shoqatqave muzikore sot dërguan ultimatum deri te Qeveria t’u përgjigjet ndaj kërkesave për protokolle lehtësuese për punë dhe dëmshpërblim në vlerë prej 43.000 denarë.

Pronarët e restoranteve për dasma paralajmëruan protestë të re për të enjten. Objektet e tyre nuk punojnë pothuajse një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button