Zaev: Në furnizimin e vaksinave ndjehet mungesë në të gjithë vendet, kemi porositur 2.350.000 vksina nga më shumë prodhues

“Ne nuk kemi refuzuar vaksina, por kemi kërkuar më shumë informata të hollësishme zyrtare për vaksinat, sepse në shtator të vitit të kaluar ende zjaste testimi i “Sputnik V”. Vendimet i sjellim në pajtueshmpëri me interesat e tona strategjike. Kemi vepruar plotësisht në pajtueshmëri me ligjet evropiane dhe si vend-anëtar i NATO-s, por më vonë u arrit pajtim se prioritet është shëndeti publik dhe se do të kërkohen vaksina edhe nga vende të tjera”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistë për TV Sitel lidhur me furnizimin e vaksinave duke shtuar se pothuajse në të gjithë vendet dhe në Ballkanin Perëndimor, përveç se në Serbi, ka mungesë të vaksinave, njofton Portalb.

Ai përsëriti se Qeveria ka tentuar që në mënyra të ndryshme zë sigurojë sasi sa më të mëdha të vaksinave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Nëse është vlerësimi për një milion qytetarë që të vaksinohen në shtet, kjo do të thotë 2.000.000 vaksina, për momentin kemi oaguar 2.350.000 vaksina së bashku me ato 800.000 të porositurat nga ‘Fajzer’, 800.000 t5ë porositura sipas mekanizmit Kovaks, 200.000 kemi nga Kina, 200.000 nga ‘Spitnik V’, kemi diku 250.000 plus vaksina nga BE-ja, të gjithë kur do t’i mbledhni i bie 2.350.000 dhe presim që të shpejti të mbërrijnë”, përsëriti Zaev, i cili theksoi se Kovid kriza e cila po zgjat më shumë se një vit e mësoi shtetin që të veprojë në pikëpamje të zbutjes së pasojave lidhur me ekonominë dhe sigurimin e jetës së sigurtë të qytetqarët.

Zaev theksoi se me Greqinë dhe Bullgarinë, qeveria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se lidhur me premtimet se këto shtete do të ndihmojnë me vaksinat, arsyeja e vetme se pse këtë nujk e kanë bërë është ajo se kanë marrë vetëm 12 për qind ng e premtuara dhe nujk kanë sasi të mjaftueshme për vaksinim as për popujt e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button