fbpx

“E Majta” me fushatë për bojkot të regjistrimit “Mos e hap derën”

Partia opozitare “E Majta” ka filluar me fushatë për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në vend që pritet të mbahet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ata thonë që nëse nuk anulohet për një vit regjistrimi i popullsisë, gjegjësisht për në prill të vitit 2022, ata nuk do t’ua hapin derën regjistruesve.

“Ne kërkojmë që regjistrimi të anulohet për 12 muaj, gjegjësisht për në prill të vitit 2022 dhe me konsensus të gjerë të miratohet ligj i ri”, tha deputeti i partisë Borisllav Krmov.

Si argumente për bojkotim, ata e theksojnë “situatën me KOVID-19, paqartësinë ligjore dhe marrëveshjen politike për rezultate të rreme”.

Nga ana tjetër, javën e kaluar VMRO-DPMNE në Kuvend dorëzoi propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrim, por partitë në pushtet, por edhe partitë në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, deklaruan se janë kundër shfuqizimit.

Çfarë parasheh ligji për bojkotim të regjistrimit?

Megjithatë, neni 51 i Ligjit për regjistrim të popullsisë, lidhur me refuzimin e ofrimit të të dhënave ose dhënien e pasaktë të tyre parashikon: 

  • Personit fizik do t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 200 deri 300 euro në kundërvlerë denari për kundërvajtje nëse refuzon të ofrojë të dhënat e kërkuara nga ai për Regjistrimin ose nëse jep të dhëna të pasakta (neni 35 paragrafi (2)).

Në neni 48 thuhet:

  • Personit fizik do t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 200 deri 300 euro në kundërvlerë denari për kundërvajtje nëse, si pjesëmarrës në Regjistrim, i jep të dhëna të paautorizuara nga Regjistrimi personit të tretë ose në cilësi të instruktorit shtetëror, instruktorit rajonal dhe regjistruesit, përkatësisht anëtarit të Komisionit të Regjistrimit Rajonal, nuk do të veprojë në përputhje me udhëzimet dhe instrumentet për kryerjen e Regjistrimit dhe të këtij ligji.

Kurse në nenin 49 paragrafi 1 dhe 2 thuhet:

  • Ai i cili do të asgjësojë, fshehë, dëmtojë, korrigjojë ose në mënyrë tjetër do të bëjë që të jenë të papërdorshme të dhënat e futura në aplikacionin e Regjistrimit, do të dënohet me burgim prej së paku tre vjetësh.
  • Nëse vepra sipas paragrafit (1) të këtij neni është bërë nga një pjesëmarrës i Regjistrimit apo person tjetër zyrtar gjatë zbatimit të Regjistrimit, do të dënohet me dënim me burg prej së paku pesë vjetësh.

Në këtë pikë, pra rreth faktit se çfarë dënimesh parashikohen për ‘bojkotin’ e regjistrimit, opozita maqedonase dhe kreu i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, kishin qëndrime të ndryshme. VMRO-ja thoshte se dënimet janë në të holla, ndërsa Simovski me burg. Megjithatë, në ligj siç edhe mund të shihet ekzistojnë dënime edhe në të holla edhe në para, megjithatë këto dënime janë për situata të ndryshme. Pra për refuzim të ofrimit të të dhënave shqiptohet gjobë deri në 300 euro, ndërsa për shkelje më të rënda, si keqpërdorim i të dhënave, asgjësim, fshehje, parashikohet burg deri në pesë vite.

Ligji për regjistrimin e popullsisë
Ligji për regjistrimin e popullsisë

Nëse kthehemi pas në kohë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, fillimisht u shpreh se do ta bojkotojnë regjistrimin, më pas se nuk do t’i njohin rezultatet e tij dhe në fund se i njëjti duhet të  shtyhet për 6 deri në 12 muaj dhe nëse nuk dëgjohet propozimi i tij, Mickoski tha do t’u bëjë thirrje jo vetëm qytetarëve këtu por edhe diasporës që të nënshkruajnë për anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Dhe meqë kërkesa e tij të paktën deri tani nuk është pranuar, përveçse në disa raste nga presidenti Pendarovski, i cili shprehej se mund të konsiderojë shtyrjen e regjistrimit,  VMRO-DPMNE-ja, është duke mbledhur  nënshkrime nga qytetarët për anulimin e Ligjit për regjistrim.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button